01 Mar

11 ushqime njerëzish që janë të pranueshme për qentë

Ne i mbajmë qentë në dietën e tyre kanine, por ndonjëherë nuk rezistojmë dot që t’i japim fshehurazi ndonjë kafshatë nga ushqimet tona. Nëse do që ta shpërblesh kafshën tënde shtëpiake me një ushqim tavoline, sigurohu që ajo çfarë i jep është e shëndetshme dhe e sigurtë për sistemin e tyre tretës.

Këto më poshtë janë disa ushqime njerëzish që mund t’i quajmë të lejuara:

  1. Gjalpi i kikirikut. Ky është një shpërblyes i preferuar i qenushëve. Jo vetëm që është një burim i mirë proteinash, por përmban edhe yndyrna të shëndetshme, vitamina B, niankinë, dhe vitamina E. Mbushe një LODËR KONG me gjalp kikiriku dhe kjo do ta mbajë qenushin tuaj të zënë me punë duke luajtur me atë për orë të tëra. Zgjidhni gjalp kikiriku pa kripë dhe të papërpunuar. KUJDES: sigurohuni që nuk po përdorni një gjalp kikiriku pa sheqer apo me pak sheqer i cili përmban ëmbëlsues artificial, specifikisht ksinitol (xynitol), pasi këto substanca janë toksike për qentë.
  2. Mish pule i gatuar. Këtë mund tia hidhni në tasin e ushqimit së bashku me ushqimin e zakonshëm me kokrra të thata për t’i shtuar dietës së qenushit tuaj shije edhe proteina. Këtë mund ta përdorni si ushqim zëvendësues kurdoherë që po ju mbaron ushqimi i qenit tuaj apo nuk keni fare për momentin.
  3. Djathi. Ky është një shpërblyes i mirë për qenin tuaj, përvec rasteve që qeni është shumë sensitiv ndaj laktozës, por gjithmonë në porcione të vogla. Sigurohuni që të vëzhgoni reagimin që qeni juaj ka ndaj djathit për të mos përkeqësuar jashtëqitjen e tij. Zgjidhni djath me pak yndyrna si varjetet dhe mos e teproni me sasinë asnjëherë, pasi shumica e djathrave janë me sasi të lartë yndyre dhe kripe. Gjithashtu është dhe gjiza si një zëvendësues i mirë i djathit për shpërblyes.
  4. Karrota të freskëta. Përveçse të mira për dhëmbët e qenit, karrotat janë të ulëta në kalori dhe me sasi të lartë fibrash dhe beta karoten/vitamina A.
  5. Kosi. I lartë në kalcium dhe proteina. Por sigurohuni që kosi që po i jepni qenushit tuaj të mos ketë ëmbelsues të shtuar. Kosi me baktere të shtuara mund të veproj si probiotik dhe të jetë i mirë për sistemin tretës të qenit tuaj. Përdoreni në sasi të moderuar.
  6. Salmoni. Një burim i mirë i Acideve Yndyrore Omega 3, që janë të përgjegjshme për qimen e shëndetshme e të shndritshme, ato gjithashtu mbrojnë sistemin imunitar të qenit. Ushqeni qentë tuaj me salmon të gatuar (zjerë), shtoni vaj salmoni në tasin e tyre të ushqimit, apo jepjani atij lëkurën e peshkut që ju nuk e hani.
  7. Kungulli. Një burim i mirë fibrash dhe gjithashtu i pasur në beta-karoten/vitamina A. Mund të ndihmojë në problemet e sistemit tretës së qenit.
  8. Vezët. T’i trazosh një vezë qenushit tënd është një mënyrë e mirë për t’i dhënë një sasi të madhe proteinash, nëse ka nevojë. Gjithashtu vezët janë një burim lehtësisht i tretshëm i riboflavinës dhe sleniumit, për ta bërë këtë një vakt të shijshëm.
  9. Bizele. Janë një shpërblyes i shëndetshëm për qenin tuaj duke qënë se janë një mbushës i mirë dhe me pak kalori. Zgjidhni bizele pa kripë të shtuar.
  10. Feta Molle. Ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve të qenushëve, që ndikon në një frymë me aromë më të freskët. Mollët janë një burim i mirë fibrash dhe gjithashtu vitamina A dhe C. Sigurohuni që ta keni pastruar nga bërthamat para se tia jepni qenushit tuaj këtë frut, pasi mund të mbytet gjatë konsumimit.
  11. Tërshërë. Një burim i mirë fibrash, që mund të jetë shumë përfitues veçanërisht për qentë e moshuar me çrregullime të zorrëve. Është gjithashtu zëvendësues i mirë për qentë që janë alergjikë ndaj miellit të grurit. Sigurohuni që t’a gatuani tërshërën para se tia jepni qenit tuaj për konsumim. Mos shtoni sheqerna apo shtojca për shijen.

Këto janë vetëm disa nga ushqimet e njerëzve që mund t’ia toleroni qenushëve tuaj. Kujtohuni që këto duhen dhënë vetëm në sasira të vogla. Nëse vini re që qeni juaj ka ndonje reaksion, menjëherë konsultohuni me një veteriner. Para se t’i jepni qenit tuaj një ushqim njerëzish, bëni mirë kërkimin për atë produkt për të ditur që është i sigurtë.

MOS e ushqeni kurrë qenushin tuaj me këto ushqime njerëzish që për të do të jenë toksike: çokollata, qepë, rrush, mjedër, brum i gjallë, ëmbëlsues artificial, lajthi, avocado, alkool, apo kafe. Konsultohuni me veterinerin për çdo pyetje në çfarë është dhe jo e sigurtë për shëndetin e qenushit tuaj.

**Te gjitha gatimet qe ju beni per qenin tuaj, duhet te jene pa kripe dhe yndyre.

Burimi: https://www.cesarsway.com/

Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp