17 Jul

Pse qentë ngacmojnë sendet – dhe si ta ndalojmë atë

Qentë për ne mund të jenë pjesë e familjes, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë janë shokët më të mirë të dhomës. Një nga ankesat më të zakonshme që ne njerëzit kemi për miqtë tanë kanin është ngacmimi i sendeve në shtëpi.

Pse duhet gjithmonë të shkojnë tek këpucët e reja? Apo dokumetat e rëndësishme që keni për të dorëzuar nesër në zyrë? Krahun e divanit?

Ka shumë shkaqe të mundshme që bëjnë një qen të ngacmojë në shtëpi. Duke identifikuar pse qeni po e bën këtë sjellje, do e keni më të lehtë për të gjetur mënyrën se si ta ndaloni.

  1. Koha kur janë këlyshë.

Porsi foshnjet e njeriut fusin gjëra në gojë, këlyshët përdorin gojën e tyre për të eksploruar dhe kuptuar botën rreth tyre. Lajmi i mirë është se, për shumë qen, kjo është thjesht një fazë të cilën e lën pas duke u rritur. Kështu që gjatë kësaj kohe krijo ambjente anti-këlysh në shtëpi dhe fokusohu në vendosjen e vendit si drejtues tufe para qenit tënd për të kontrolluar ngacmimet me kafshime të sendeve apo çdo sjellje të tjera të padëshiruara.

  1. Ankthi nga ndarja.

Nëse kjo sjellje ndodh kur ti largohesh nga shtëpia, atëhere mund të jetë një simptomë e ankthit të ndarjes. Për të ndaluar ngacmimin e sendeve kur qeni qëndron vetëm, duhet t’i adresoheni këtij problemi që krijon ngacmimet/kafshimet e sendeve si pasojë. A e praktikoni “Mos Prek, Mos Fol, Mos Shiko Ne Sy” sa here qe hyni dhe dilni nga shtepia? A largoheni nga shtëpia duke e lënë qenin në një gjendje qetësie pas shëtitjes?

  1. Mërzija.

Nëse qeni juaj ka energji të pa harxhuara, ai ka për t’i shkarkuar ato diku – dhe ka shumë mundësi të jenë këpucët tuaja të reja. Studioni mirë nivelin e sfidës mendore dhe fizike që i ofroni qenushit tuaj. A po del shëtitje rregullisht? A janë shëtitjet mjaftueshëm të gjata? Çfarë po bëni për ta sfiduar mendërisht? A bëni lojëra mjaftueshëm me qenin tuaj?

  1. Instiktet.

Edhe pasi kalon mosha e të qenit këlysh, qenushëve i pëlqen të kafshojnë dhe ngacmojnë sende. Kjo është një sjellje normale dhe tërësisht natyrale, përsa kohë nuk del jashtë kontrollit. Por kjo nuk do të thotë që të bësh një sy qorr dhe të jetosh me problemin. Ajo çfarë duhet bërë është ridrejtimi i kësaj energjie ngacmuese/kafshuese drejt objekteve që ju mund ta lejoni këtë sjellje, si përshembull lodrat e qenve. Korrigjoni qenin tuaj – menjëherë dhe në mënyrë të qetë – kur po ngacmon një objekt që ju do donit të mos prekej.

  1. Arsye mjekësore.

Disa defiçenca ushqimore mund të shkaktojnë Sjellje Kompulsive Psikologjike apo ne anglisht ‘PICA’, e cila është sjellja instiktive për të ngrënë sende që nuk janë ushqim. Gjithashtu qentë të cilët vuajnë nga probleme gastrointestinale mund të përdorin kafshimin e sendeve për të shkaktuar të vjella për t’u çliruar nga dhimbjet/shqetësimet. Në mënyrë të veçantë nëse kjo sjellje nis në mënyrë të papritur, duhet menjëherë që qeni të kryeje kontrolle mjekësore para se t’i drejtohemi si një problem sjelljeje.

 

Për të eleminuar ngacmimin e sendeve si problem, duhet të jemi konsistent në sjelljen dhe regjimin e qenushit. Përveç të gjitha pikave të lartëpërmendura, një teknikë shumë e rëndesishme është pronësia e objektit përpara qenushit, që do të thotë të përdorni gjuhën e trupit me energji të qetë-dhe të sigurtë për ta bërë qenin me dije se ky objekt ju përket ju. Përpiquni të imagjinoni një gardh të padukshëm që po vendosni rreth këtij objekti dhe vetes.

Nëse është e vështirë për ju që t’i jepni zgjidhje sjelljes së shkatërrimit nga kafshimet, konsideroni që të kontaktoni një profesionist. Do të bëni atë që është më e mira për ju dhe qenushin, duke qënë se këto sjellje krijojnë pasoja afatgjata në shëndetin e një qeni. Plus, ka gjasa që të shpëtoni këpucët e reja.

Cila është gjëja më e shtrenjtë që ka shkatërruar me kafshim qenushi juaj?

Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp