10 Feb

5 Keshilla Si Te Ndertoni Kufij Me Qenin Tuaj

Eshte e rendesishme qe t’i vendosni qenit tuaj rregulla, kufij dhe limite. Me fjale te tjera, qente tane duhet te dine se çfare mund te bejne, ku mund t’a bejne dhe per sa kohe eshte kjo e lejuar. Ne kete artikull do te fokusohemi tek kufijte: t’i mesoni qenit se ku eshte i lejuar dhe jo per te shkuar. Keto jane 5 keshilla se si te ndertoni kufij ne qenin tuaj.
Vendosja e kufijve mund te zgjidhe shume probleme te sjelljeve te qenve,siç jane hipja neper mobilje, pergjerimi per ushqim afer tavolines, ose arratisja kur nje dere hapet. Si pasoje, kur t’i krijon nje kufi je duke ndertuar nje barriere te padukshme dhe po e meson qenin tend te mos e kaloje ate.

Po si ndertohet kjo barriere? Ndiqni keto pese keshilla:
1. Zapto hapesiren tende.
Nese keni vezhguar me vemendje se si qente komunikojne me njeri tjetrin, ndoshta keni vene re se si ata zaptojne hapesirat e tyre. Ata e bejne kete gje fizikisht, me ane te gjuhes se trupit dhe energjise. Mund te transmetojne mesazhin ‘Kjo eshte imja’ pa kaluar tek e lehura apo nxjerrja e dhembeve. Nje qen i cili kerkon te zaptoje nje ushqim apo loder ka per te qendruar siper asaj gjeje, shpesh duke anuar koken drejt objektit ne menyre protektive. Nje qen i cili kerkon te marre nje hapesire fizike nga nje qen tjeter, thjesht do te kaloje ngjitur me qenin tjeter duke e shtyre ate me trup tutje. Per te zaptuar hapesiren tuaj, ju duhet te beni te njejten gje, duke kontrolluar aksesin e vendit me trupin tuaj. Nese nuk do qe qeni yt te kaloje nje dere, qendro tek pragu. Nese nuk do qe ajo te ulet ne kolltuk, zere ti ate hapesire.
2. Merr drejtimin
Per t’i dhene me shume limite qenit tend, duhet te besh te qarte qe ti je Lideri i Tufes dhe nje menyre e mire per t’a bere kete eshte duke krijuar nje rregull ku ti je gjithmon ai i cili del i pari nga dera. Fillimisht do duhet te praktikosh kete ushtrim me qenin ne litar, duke e bere te ndaloje e te prese ne çdo prag. Pasi ti kalon, atehere e fton per te kaluar dhe ajo, jo te kaloje njekohesisht me ty. Sigurisht qe menyra me e mire per t’u bere nje Lider Tufe eshte duke i bere ushtrime gjate shetitjes qenit disa here ne dite dhe t’a besh te prese ne pragje eshte nje menyre e mire per t’i mesuar qe te te ndjeke ne shetitje. 
3. Mesoje qenin tend te prese
Nese i ke mesuar qenit tend truqe/ushtrime si pershembull ‘Ma jep doren!’ mund te te kete ndodhur qe pasi e ka perfeksionuar ushtrimin, sapo ti tregon shperblimin (ushqimin) ajo nis dhe jep doren. Ne kete rast, ti duhet ta besh qenin qe te mos e beje ushtrimin para se ti ta kerkosh edhe nese je duke e mbajtur shperblimin para saj. Kur nje qen fillon dhe paraprin veprimet, do te thote qe ata mendojne se kryerja e ushtrimit te ben ty t’i japesh shperblimin. Keshtu qe duhet t’i mesosh te kunderten: eshte ofrimi i shperblimit nga ty qe duhet t’i beje ata te kryejne ushtrimin. Per t’a parandaluar kete sjellje, kurdohere qe fillon t’ia besh keto ushtrime qenit, perpara se t’i japesh komanden, hiq shperblyesin dhe ofroje vetem atehere kur nuk paraprin komandat e tua. Kjo gjithashtu do t’i mesoje qenit tend qe te prese leje nga ty per te bere diçka, se sa t’i marri vendimet vete, duke ndertuar keshtu besim dhe respekt per ty. Kjo ne teresi do te mesoje ate se si te respektoje kufijte qe ti vendos.

4. Korrigjo ne momentin e duhur
Si ne te gjitha sjelljet e qenit, çelesi i krijimit te kufijve eshte koha e duhur e korigjimit kur qeni kalon cakun. Nese po perpiqesh te mesosh qenin te mos hype ne divan, nuk do te bente fare pune nderkohe qe ai eshte ulur aty. Ai nuk ka per t’a lidhur korigjimin me qendrimin ne divan. Ne vend te kesaj ai do ta lidhe korigjimin me gjendjen psikologjike qe ndodhet per momentin dhe nese ai eshte i qete kur ti e korigjon, ke per te krijuar nje qen nervoz ose te ekzaltuar. Koha e dhenies se sinjalit te korigjimit eshte ne momentin kur qeni eshte gati per te kryer apo duke shfaqur sjelljen e padeshiruar. Ne rastin e divanit eshte momenti kur ai fillon te kerceje mbi te. Ai do te lidhe korigjimin me veprimin qe po ben dhe keshtu do krijoje idene ne mendjen e tij qe çfare ai po ben eshte gabim.

5. Qendron konsistent
Sapo ti te vendosesh se ku lejohet apo jo qeni yt, duhet te jesh konsistent ne dy gjera, se pari ne mirembajtjen e ketyre kufijve dhe se dyti ne te qenit i vazhdueshem ne momentet qe ben perjashtime. Nese ti vendos qe qeni yt mund te lejohet kesaj here ne divan, kjo qartesisht duhet te behet vetem me ftesen tende. Ky eshte nje ushtrim i ngjashem me ate qe e ben qenin te prese, qe ta kujtosh ate qe ti vendos kur ajo ftohet ne territorin tend, por nuk eshte e lejuar qe ajo te hyje pa leje. Gjithashtu, çdo njeri ne shtepine tuaj duhet te zbatoje te njejtet kufij. Nese nuk e bejne te gjithe kete gje, ky veprim ka per t’a bere qenin konfuz. Ose me keq, qeni mund te mendoje qe personi qe nuk i zbaton keto kufij eshte vartesi i qenit dhe ajo mund te abuzoje si te doje me kete njeri.

Qente shohin Liderin e Tufes per mbrojtje dhe drejtim. Krijimi i kufijve eshte nje menyre shume e mire per te mundesuar bazat e mesimit se ku ata mund dhe nuk mund te shkojne.

 

Burimi: https://www.cesarsway.com/

 

Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp