Me mbipopullimin e rrugeve dhe strehimoreve ne Tirane dhe numrin e madh te vrasjeve (me shume se 1000 qen te vrare nga Bashkia Tirane per 2019, sipas statistikave te nxjerra nga organizatat e kafsheve ne Tirane, dhe shume te tjere te helmuar apo te zhvendosur me kamiona jashte qyteti) te adoptojme nje qen eshte gjeja me e mire per te ndihmuar ne ndalimin e problemit.
Por perpara se te adoptojme nje qen, jane disa hapa te rendesishem qe duhet te marrim dhe disa pyetje qe duhet t’i bejme vetes per t’u siguruar qe jemi gati. Nga te diturit se si te zgjedhim qenin e duhur deri tek te qenurit i “armatosur” me informacione qe na duhen per te zhvilluar nje marredhenie harmonike me qenin tone te ri, keto keshilla do na ndihmojne te pergatitemi per te qene Lideri i tufes prej dites se pare!
- Duhet te kemi ne konsiderate mendimet dhe ndjenjat e familjes sone rreth idese per te adoptuar nje qen.
Femijet sapo kane rinisur shkollen. A e kemi rutinen siç duhet? A eshte jeta jone e strukturuar? Mjedisi ku ne e sjellim qenin eshte shume i rendesishem. Kush do te beje shetitjet, ushqimin dhe xhirot tek veterineri? A jane te gjithe dakort per te futur nje qen ne shtepi? Nese jo, me besoni, qeni ka per t’a ditur kete dhe do te ndjeje negativitetin. - A jemi vertet gati per pergjegjesine e te paturit nje qen?
Duhet te qendrojme mendje-hapur dhe te vendosim çfare mendesie kemi. A e dime ne se si eshte te ndihesh i qete dhe i sigurt? Pse duam vertet te adoptojme nje qen? Te jemi te sinqerte! Sjellja jone do te reflektoje drejtperdrejte tek sjellja e qenit. Keshtu qe duhet te shohim per te dhena ne jeten tone per te ditur se si ne ndihemi tani, psh. “Si duhet dollapi yne, i organizuar apo rremuje?” , A jep kjo ndonje shenje se si ne e ndertojme jeten tone? Veprimet tona tregojne nje histori. Pas shume njerezve me te cilet jemi konsultuar nder vite, gjendja e dollapit ka qene nje test i vazhdueshem i aftesise se pronarit per ti dhene qenit nje jete te strukturuar me rregulla-kufij- dhe limite. - Duhet te gjejme mundesine se si te pershtasim sa me mire oraret e qenit me tonat.
Çfare marredhenie kemi me punen tone? Sa te perpikte jemi me oraret? Nese nuk mund te jemi te sinqerte me veten, te pyesim miqte tane dhe t’i kerkojme atyre te jene te sinqerte per t’iu pergjigjur ketyre pyetjeve mbi ne. Nese nuk jemi te besueshem apo menaxhues te mire te kohes, apo gjejme gjithmone justifikime kur jemi vone, ne mund te behemi nje nga ata njerez qe nxjerrin justifikime se pse nuk e nxorren qenin shetitje, ose pse nuk i del koha per te bere shetitje te gjata me te. Mund te duken detaje te vogla, por kur behet fjale per te permbushur nevojat e nje qeni per ta mbajtur ate te balancuar keto jane çfare kane rendesi! - Duhet te shikojme se sa miqesore eshte me qente zona ku ne banojme.
Si jane qente qe jetojne ne zonen tone? A ka nje park apo zona ku mund te bejme ecje ne natyre? Ku eshte veterineri me i afert dhe urgjenca 24 oreshe? Si i kemi marredheniet me fqinjet? Sa social jane qente e fqinjve tane? Eshte nje indikacion se si do jete dhe i yni, por sigurisht kjo mbetet ne doren tone si lider tufe dhe nese ne lagjen tone nuk ka hapesira socializimi do te na duhet te gjejme menyra te tjera per te socializuar qenin tone te ri. - Duhet te zgjedhim nje qen, energjia e te cilit eshte e barabarte ose me e ulet se e jona.
Asnjehere nuk duhet te adoptojme nje qen me energji me te larte. Duhet te konsiderojme moshen tone dhe moshen e
tyre. Duhet te sigurohemi qe ta vleresojme qenin vetem pasi kemi dale nje shetitje dhe te kemi qendruar pak me te. Ta shetisim dhe shohim se si ai sillet. Ne mund te gjejme enegjine natyrale te qenit vetem pasi ne e kemi shetitur per jo me pak se 30 minuta. Nuk duhet te pergjithesojme qente nga rraca, por megjithate duhet te konsiderojme karakteristikat e rraces. Vetem se na kane pelqyer pastoret gjermane kur kemi qene femije, kjo nuk do te thote qe faza jone e jetes tani eshte e pershtatshme per t’u kujdesur siç duhet per te stimuluar dhe per te ushtruar nje rrace kaq te zgjuar dhe te fuqishme. - Duhet te konsiderojme strehimin perpara adoptimit.
Nese nuk jemi te sigurt qe qeni i cili kemi zgjedhur eshte i duhuri per familjen dhe stilin tone te jeteses, duhet te konsiderojme qe ta strehojme perpara se te japim fjalen per adoptim. Strehimi eshte nje pjese jashtezakonisht e rendesishme e shpetimit te qenve. Eshte gjithashtu nje menyre e pergjegjshme per te ditur nese jemi gati qe te marrim nje qen te ri ne jeten tone dhe te kujdesemi siç duhet per te. Mbi te gjitha, strehimi i largon ata nga klinikat, strehimoret apo rruga, dhe nese jemi te “armatosur” me informacionin e duhur, ne mund te ndihmojme ne transzicionin e sigurt te qenit per nje jete te sigurt ne shtepi. Edhe nese vendosim qe ky qen ne veçanti nuk perputhet me ne, ai mund te jete qen perfekt per dike tjeter, energjia e te cilit perputhet shume mire me te. Nese kemi nje mace, strehimi eshte nje menyre shume e mire per te testuar ujrat, per te pare nese macja eshte gati apo e afte qe te jetoje e lumtur me nje qen ne shtepi. Ne kete rast duhet te bejme hapa shume te ngadalte fillimisht! - Te mos leme pas qente e moshuar.
Qenve te moshuar i duhet nje shtepi po aq shume sa kelyshave te bukur. Ata ndoshta nuk pershtaten ne shtepi me femije te vegjel, pasi ndoshta nuk mund te jene mesuar te jene te rrethuar nga energjia e larte e femijeve. Por ata jane shoqerues te mrekullueshem per familjet qe nuk jane shume aktive. Ata mund te kerkojne me pak ushtrime dhe me shume kujdes shendetesor, por dashuria qe japin mbrapsht i tejkalon kufijte. - Nuk duhet te marrim nje vendim te bazuar ne emocione kur zgjedhim nje qen.
Kur te vendosim qe eshte koha e duhur, emocionet duhet t’i leme mënjane. Te shohesh qen te braksitur, eshte shkaterruese dhe te merzit. Por nese leme emocionet tona te dobeta te kontrollojne trurin duke u ndjere keq per qenin, ne mund te adoptojme nje qen, i cili nuk eshte i duhuri per ne/ nuk pershtatet me ne, familjen apo me mjedisin ku jetojme. Ti kursejme vetes thyerjen e zemres dhe mundin e mevonshem duke qene metodike dhe te vetedijshem tani. - Duhet te dijme çfare do te thote te jemi Lideri i Tufes se qenit tone.
Qe prej dites se pare duhet te ndertojme nje marredhenie dhe te lidhemi sic duhet me qenin tone te ri. Dija eshte pushtet, keshtu qe te bejme detyrat e shtepise! - Te shijojme te gjithe procesim e adoptimit te nje qeni.
Qente i kane dhene njerezimit me shume dhurata dhe i kane mesuar me shume se çdo mund te enderronin ndonjehere. Qente e balancuar na sjellin qetesi, paqe, gezim, dhe dashuri po aq sa ne i sjellim atyre. Keshtu nese e nisim me kembe te mbare, do te kemi perpara nje jete plot lumturi dhe te plotesuar prej tyre.
A keni dhe ju nje qen te shpetuar? Ndani me ne eksperiencen tuaj ne komente.
Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.