A i keni vene re njollat e lotit tek qente? Ata ndonjehe kane njolla kafe ne cepat e tyre? Kjo duket sikur i shqeteson dhe shumicen e kohes i ngacmojne duke i ferkuar.
Kjo gje quhet EPIFORA, e cila ndodh kur ka nje mbingarkese te rrjedhjes se loteve mbi fytyre. Kjo mund te shkaktohet nga prodhimi i tepert i lotit, bllokimi i kanalit te lotit ose kombinimi i ketyre te dyjave.
Epifora mund te jete akute ose kronike. Edhe ne na ka ndodhur qe te fillojne te na lotojne syte nga nje irritim kur dicka na eshte futur ne sy. Lotet jane pergjigja natyrale e syrit kur dicka e irriton duke krijuar shkarkim menjehere pas irritimit.
Kur epifora behet kronike, lageshtia konstante rreth syrit sjell nje lekure te irrituar dhe krijon nje fole bakteriesh qe shtyn qenin per te ferkuar syte. Me kalimin e kohes ne shohim njolla te kuqe ose kafe rreth syve, te cilat vijne prej akumulimit te pigmentit qe quhet Porphyrin, i cili gjendet tek lotet.
VIZITO QENIN TEK VETERINERI
Hapi i pare duhet te jete dergimi i qenit tek veterineri ku e ndiqni ose nje veteriner Oftalmolog. Ata do e ekzaminojne syrin per t’u siguruar qe nuk ka trupa te huaj te pranishem. Ata do te shohin nese eshte Distichiasis ose Ectopic Cilium, e cila ndodh kur qerpiku nuk rritet normalisht dhe ne vend qe te dale jashte syrit, drejtohet drejt kornese. Kjo ndodh shpesh ne disa rraca ku perfshihen shih tzu dhe poodle.
Gjithashtu veterineri do te shohi per shkaqe te tjera per prodhimin e tepert te lotit sic eshte Conjuctivitis, Uveitis, Glaucoma. Ndonjehere Epifora nuk eshte rezultat i prodhimit te tepert te lotit, thjesht nje problem i bllokimit te kanalit te lotit.
Normalisht lotet dalin nepermjet nje vrime te vogel qe quhet puncta (pika lotore), e cila derdhet ne nje kanal qe quhet nasolacrimal duct, i cili zbrazet ne hunde. Kjo eshte arsyeja pse na duhet te shfryjme hundet cdo here pasi qajme.
Ndonjehere keto kanale mund te bllokohen nga grimca barishtesh te ndryshme; riniti ose sinoziti, te cilat rezultojne ne enjtje te indeve te buta rreth kanalit te lotit qe con ne bllokim.
Disa rraca qensh sic jane poodle jane te predispozuar probleme te puncta (pika lotore), e cila eshte kur kanali nasolacrimal nuk zhvillohet sic duhet duke rezultuar ne Epifora Kronike per shkak te mungeses se drenazhimit. Veterineri juaj mund te perdori nje njolle fluoroshente per te kontrolluar ulceracione te kornese apo te kontrolloje me qarte kanalin nasolacrimal. Ne nje qen normal, njolla fluoreshente do te shfaqet rreth hundes disa minuta pas aplikimit te njolles ne sy.
TRAJTIMI
Trajnimi per njollat e lotit tek qente do te ndryshoje ne varesi te shkakut themelor te epifores. Ndonjehere thjesht duke skuqur syte do te beje “hile” nese ekziston nje trup i huaj i pranishem duke shkaktuar acarim ose duke bllokuar kanalin nasolacrimal. Nese nje qerpik jonormal po shkakton problemin, atehere mund te hiqet me ane te kriokirurgjise (cryosurgery) ose elektrolizes. Nese kanali nasolacrimal eshte bllokuar nga enjtja nga glaucoma, sinoziti ose riniti, atehere trajtimi eshte i perqendruar ne marrjen e gjendjes paresore nen kontroll dhe zakonisht kur zgjidhet problemi i enjtjes ne bllokimin e kanalit nasolacrimal, ajo eshte rregulluar. Ne rastin e pikes lotore se parregullt, operacioni mund te jete i nevojshem per te hapur piken lotore ose per te krijuar nje hapje ne zgavren e hundes, per te drenazhuar lotet permes dacryocistorhinotomy.
NDIHMONI NIVELIN E REHATISE SE QENIT TUAJ
Nderkohe ju mund te rrisni nivelin e rehatise se qenit tuaj duke mbajtur qimet rreth syve te tij te shkurtuar dhe duke ja pastruar butesisht cepat e syve me nje peshqir te lagur me uje te ngrohte. Mund te perdorni dhe solucione te tjera qe ju sugjeron veterineri per zonat delikate sic jane rreth syve, apo t’ia ferkoni lehte me nje peshqir me kamomil si qetesues per t’ia mbajtur syte qenit tuaj te paster dhe te hidratuar. Nese ai ferkon syte me putrat e tij apo neper mbulesa, perdori nje qafore Elizabet per te parandaluar cdo demtim te vete-shkaktuar, deri sa ta dergoni ate tek veterineri juaj. Ekzistojne nje shumellojshmeri produktesh per njollat e loteve, por ne nuk do te rekomandojme perdorimin e tyre derisa te kontrolloni se pare me veterinerin tuaj pasi ato produkte kane tendence te maskojne semundjen dhe nuk adresojne shkakun themelor te cfaredo qe mund te shkaktoje epifora e qenit tuaj.
Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.