Qimja e qenit tregon shume per shendetin e tij

Nje qen i lumtur eshte nje qen i shendetshem dhe nje qen i shendetshem ka nje gezof te forte qe shkelqen. Qimja e qenit tregon shume per shendetin e tij marre informacion rreth gjendjes se tij fizike apo emocionale. Eshte shume e rendesishme qe te dish cilesine ideale qe duhet te kete qimja e rraces se mikut tend me kater putra dhe te gjesh kohen e duhur per krehje dhe larje te rregullta ne menyre qe te mirembash gezofin e tij.

USHQIMI I DUHUR
Nje diete e balancuar me permbajtje te larte proteinash dhe aminoacidesh do te ndihmonte ne fuqizimin dhe riperteritjen e gezofit te qenit tend duke qene baza per ndertimin e nje strukture natyrale te qimes. Qimet e qenit jane te perbera kryesisht nga proteinat, pra nje gezof qe eshte i dobet dhe i thate mund te tregoje qe qeni yt nuk po merr vlerat e duhura ushqimore. Bej kerkime se cili eshte ushqimi i duhur dhe sa eshte racioni i duhur per qenin tend. Nese dieta ka nevoje per dicka ekstra duhet te flisni me veterinerin tuaj per suplemente qe mund te shtoni.

Qimja e qenit tregon shume per shendetin e tij

MIQ TE PADESHIRUAR
Qimja e qenit vertet tregon shendetin, por gezofi mund te jete nje strehe per rriqnat, pleshtat dhe parazite te tjere shume te demshem per shendetin e qenit tend. Kjo eshte e vertete sidomos per qente me qime te ngaterruara. Parazitet sjellin infeksione dhe parehati per qenin tend. Larja dhe krehja e gezofit ben qe kjo mirembajtje qe ti i ben qenit tend te mbaje parazitet larg ose te mos lejoje te qendrojne aty gjate.

RENIA E QIMES ME ZONA ESHTE LAJM I KEQ
Humbja e tepert e qimes ne vend te izoluara te trupit te qenit mund te jete shenje per nje sere problemesh. Kjo mund te vije si rezultat i disa gjerave si probleme hormonale dhe tumore, megjithese mund te jete simptome e problemeve emocionale si stresi ose problemet e kontrollit te impulseve. Rraca te ndryshme kane sasi te ndryshme renie qimeje vecanerisht ne ndryshimet e stineve, por renia ekstreme ose e pazakonte e qimes mund te jete nje tregues per shqetesimr serioze rreth shendetit te qenit tend.

AROMA E “NJE QENI TE RI”
Pamja dhe ndjesia e gezofit nuk jane e vetmja menyre per te monitoruar shendetin e qenit nepermjet qimes. Gezofi gjithashtu duhet te kete arome te fresket midis larjeve. Nje arome e forte myku apo e piset ne nje qime te thate shpesh eshte tregues per nje infeksion bakterial, myk, pleshta, apo dhe lekure te thate. Nje qime qe qendron me arome te keqe edhe pas dyshit tregon qe duhet te beni nje vizite tek veterineri.

Mbajtja e nje gezofi te forte dhe te shndrritshem te qenit tend do te te mesoje shume rreth kujdesit te shendetit te tij ne pergjithesi. Eshte nje menyre e mire per te monitoruar vlerat ushqimore, per te fituar luften kunder paraziteve dhe te qendrosh i informuar rreth menyres se si qeni ndihet. Eshte gjithashtu nje menyre e mrekullueshme per t’u lidhur me shume me mikun tend me kater putra. Krehja, banjot dhe ledhatimet e rregullta jane te gjitha pjese e procesit, keshtu qe tregoji qenit dashurine dhe vemendjen per te miren e shendetit te tij si dhe per te miren e marredhenies tuaj me njeri tjetrin.

 

Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.


Leave a comment