01 Jan

Femijet dhe Qente! Si te kene nje komunikim te shendetshem.

Guide se çfare prinderit duhet bejne per te mesuar femijet e tyre per te patur nje komunikim te shendetshem me qente:

– Mos e kap qenin nga fytyra, bishti apo trupi.
– Mos e shqeteso qenin nderkohe qe po ushqehet apo fle.
– Mos e ndiq qenin apo te besh qenin te te ndjeki ty.
– Kupto qe nje bisht qe tundet nuk tregon domosdo nje qen te lumtur dhe miqesor – mund te tregoje edhe qe qeni eshte gati te reagoje (kafshim, sulm, etj)
– Mos prek plaget apo zonat ku qeni mund te kete dhimbje.
– Largoje qenin nga ambjenti nese femijet fillojne te vrapoje, bertasin, qajne – pasi keto situata e bejne qenin SHUME te parehatshem apo mund te shkaktojne ekzaltime te tepruara (kujtoni qe qente nuk marrim vendime te mira kur jane te ekzaltuar).
– Mos lejoni femijet te shkojne me vrap drejt qenve, qofshin ata qeni i familjes apo i miqve.
– Mos e lini femijen vetem me qenin, kurre!

Eshte pergjegjesia juaj te kontrolloni femijet tuaj ne pranine e çdo qeni. Qente japin shume shenja nderkohe qe nuk ndihen komfort me situaten. Keto jane disa shenja qe qeni jep dhe ju duhet te ndaloni interaktimin nese i vini re:

– Leprie e shpeshte e buzeve.
– Dihatje (frymemarrje e shpejtuar) me veshet vendosur mbrapa.
– Trupi i qenit ngrin papritur – ndaloni interaktimin menjehere!
– Qeni largon koken nga femija per tu shmangur.
– Duket pjesa e bardhe e syve (sy balene/ whale eye).

Nuk ka rendesi se sa i mire apo i edukuar eshte qeni juaj. Ne shohim vazhdimisht raste kur pronari mendon qe qeni i tyre nuk ka mundesi qe te lendoje nje femije. Fatkeqesisht rastet ndodhin. Kur nje qeni i vjen ne maje te hundes dhe shenjat e tij te stresit injorohen, ai ka per ta kaluar cakun dhe do te kafshoje.

E keqja eshte qe duhet vetem nje rast i tille. Historia perfundon me femijen ne spital, te demuar fizikisht e psikologjikisht dhe me qenin te braktisuar apo te vene ne gjume pergjithmone. A ia vlen te rrezikoni? Ju mbetet ju te vendosni, por mendimi yne eshte qe nuk ia vlen rreziku. Vetem kini parasysh qe nuk ka per te qene faji i qenit nese diçka ndodh, por do te jete qeni ai qe do te vuaje.
Dhe çdo qen eshte i afte dhe do te kafshoje nese i vjen ne maje te hundes.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp