Ne momentin qe qente urinojne apo defekojne, ata ndihen me vulnerabel. Qente kerkojne per nje hapsire te sigurt perpara se te kryejne nevojat personale. Kjo eshte arsyeja pse shume kelyshe apo edhe qen te rritur, pasi dalin nje shetitje te gjate dhe ende nuk kane kryer nevojat, i bejne ato sapo futen ne shtepi. Arsyeja eshte sepse shtepia eshte i vetmi vend i sigurt qe ata njohin. Eshte detyra jone si Lider i tyre qe ti ofrojme siguri dhe drejtim ne çdo lloj ambjenti te mundshem.
Natyralisht, qente nuk urinojne dhe defekojne ne ambjentin ku ushqehen dhe pushojne. Nese qeni juaj qendron i lire ne te gjithe shtepine apo ne nje dhome te madhe, eshte shume e lehte per ate qe te ndaje hapsiren ku do pushoje dhe ushqehet nga hapsira ku do kryeje nevojat. Prandaj, ne gjithmone rekomandojme perdorimin e nje kafazi trajnimi qe diten e pare qe qeni futet ne shtepi. Hapsira e kafazit te trajnimit, sigurisht qe duhet te jete e pershtatshme me madhesine e qenit tuaj. Ai duhet te kete vend per t’u rrotulluar dhe shtrire lirisht aty, se bashku me dy tasat per ushqimin dhe ujin.
Kafazi i trajnimit nuk eshte nje hapsire ndeshkimi, siç mund te interpretohet lehtesisht nese nuk keni informacionet e duhura, se si ky mjet menaxhon sjelljet e qenit tuaj. Kafazin duhet t’ia prezantoni qenit si nje ambjent pushimi dhe sigurie. Perveç ndihmes qe ai jep me mesimin e kryerjes se nevojave personale, kafazi i trajnimit ju ndihmon qe te krijoni nje sjellje te balancuar tek qeni juaj, duke e mesuar se si te menaxhoje energjite e veta dhe te krijoje distance nga ju. Distanca nga qeni juaj ju siguron te keni nje qen qe respekon hapsiren tuaj personale.
Pavaresisht moshes, kafazi i trajnimit nuk duhet perdorur per me shume se 4-5 ore gjate dites (gjate nates mund te perdoret per dyfishin e kesaj kohe, duke qene se ora biologjike e qenit “ecen me ngadale”). Kelyshet e vegjel i kane muskujt ende te pazhvilluar mire qe te arrijne te mbajne nevojat personale per me shume se nje apo dy ore. Asnje qen nuk eshte njesoj dhe qeni juaj “do t’iu mesoje” se per sa kohe mund te mbaje ai nevojat e veta.
Kur nje kelysh kerkon te beje nevojat, mund te levizi shpesh rreth kafazit, te qaje me ze te ulet, apo dhe te lehi per te lajmeruar. Sigurisht qe ky eshte momenti kur ju duhet ta nxirrni jashte shtepie qe ai te kryeje nevojat, por kini parasysh qe perpara se te dali nga kafazi i trajnimit, duhet ta ktheni qenin ne nje gjendje qetesie, mundesisht duke perdorur litarin, pa fjale dhe pa prekje me duar ne trup. Nese ju nxirrni nga kafazi nje qen te ekzaltuar, do jete shume e veshtire heren e dyte qe do ta fusni qe te jete i qete. Sigurohuni qe ai te kryeje nevojat jashte shtepie dhe ta ktheni perseri tek kafazi i trajnimit. Nese nuk ka kryer asgje jashte sepse ka frike, futeni perseri ne kafazin e trajnimit per ta nxjerre jashte shtepie pas 20-30 minutash. Perserite kete procedure deri sa qeni te kryeje nevojat per here te pare jashte. Nese keni nje qen te frikesuar, perkedheljet ose dheniet e shperblyesave kur ai sapo kryen nevojat, mund ta perkeqesojne friken duke intimiduar qenin me afrimin tuaj drejt tij. Varianti me i mire eshte qe te beni ecje ne forme rrethi duke e perkrahur me fjale veprimin.
Mos harroni qe qente duhen ushyer gjithmone pas shetitjes, sepse ata duhet “te punojne” per vaktin e tyre. Ata e shijojne me shume keshtu kete moment dhe jane me te uritur. Planifikoni oraret e shetitjeve dhe dhenien e vakteve ne baze te orareve qe mund te zgjoheni. Mund t’ju duhet qe te zgjoheni ne 5:30 te mengjesit per shetitjen e pare dhe te flini ne mesnate pas shetitjes se fundit. Sigurohuni qe vaktin e fundit t’ia keni dhene rreth ores 18:00, qe pas shetitjes se fundit te darkes kelyshi te jete i qete gjate nates.
Puna qe kerkon nje kelysh ndonjehere eshte po aq e veshtire sa te paturit nje foshnje. Kujdesi dhe oraret strikte jane ato qe e bejne marredhenien tuaj te lulezojne. Viti i pare eshte me i bukuri, por dhe ai qe kerkon me shume pune dhe dedikim. Mos lini asnje situate te pershkallezohet. Sigurohuni qe te kontaktoni me nje profesionist nese shihni veshtiresi ne marredhenien me qenin tuaj.