Te kesh nje qen eshte nje eksperience e mrekullueshme, por ne menyre qe te kesh marredhenien me te mire te mundshme me qenin, ty te duhet te vendosesh rolin tend si Lider i Tufes.
Nga momenti qe lindin dhe gjate gjithe jetes qente kane nevoje per dike qe ti drejtoje dhe trajnoje. Eshte detyra jote si Lider i tij qe t’i vendosesh Rregulla-Kufij-dhe Limite, qe qeni dhe ti te keni nje jete te lumtur dhe te balancuar.
Ketu jane 9 shenja qe tregojne nese je apo ende jo Lideri i Tufes se qenit tend dhe si te behesh i tille:
✅ A vjen qeni yt per te te zgjuar nga gjumi?
Nese po, kjo do te thote qe nuk te respekton. Ne menyre qe qeni te krijoje respekt per ty, duhet fillimisht ta kushtezosh qe te jete i qete nderkohe qe qendroni ne distance nga njeri tjetri. Kafazi i trajnimit ju jep mundesine qe ta beni kete gje ne menyre te shendetshme.
✅ A e shperblen / perkedhel qenin nderkohe qe ai eshte duke bere dicka qe s’duhet?
Akti i perkedheljes, shperblimi me ushqim apo e folura apo e folura embel mbeshtesin çdo lloj veprimi qe qeni eshte duke shfaqur ne ato moment. Nese qeni yt tregon shenja frike, reaktiviteti etj, menyra me e mire nuk eshte ta perkedhelesh apo ta mbeshtesesh kete sjellje, por duke i dhene nje detyre per te bere. Ecja eshte puna qe qente pelqejne me shume.
✅ A del qeni yt perpara teje kur hapet dera?
Qente instiktivisht e dine qe Lideri i Tufes eshte ne kontroll te levizjes dhe duhet te eci perpara. Qente nuk kalojne asnjehere perpara Liderit te Tufes, keshtu qe kjo eshte nje shenje qe qeni tregon se nuk te njeh si Lider. Praktikimi i qetesise ne çdo prag dere do te ndihmoje ta zgjidhesh kete situate.
✅ A te hidhet / kercen qeni yt?
Hedhja eshte nje sjellje dominuese, keshtu qe nese qeni te hidhet, po ze pozionin dominant ndaj teje. Duke ecur drejt qenit per t’i zene hapesiren e tij personale, ti i tregon qe kerkon respekt nga ai dhe hapesire.
✅ A je burim ekzaltimi per qenin tend?
Pa rregulla-kufij-limite ti behesh nje loder ne vend te nje Lideri. Qente si kafshe tufe kane nevoje per te ndjekur nje Lider Tufe qe te ndihen te sigurt dhe te balancuar. Puno qe te jesh burimi i qetesise per qenin tend, qe t’i japesh atij drejtim dhe mbrojtje.
✅ A qendron qeni juaj ne te gjithe shtepine pa kufij?
A hypen ne shtratin tend, divane, vjen verdalle ne kuzhine, ne banjo, dhe i sulet deres kur bie zilja? Duhet te vendosesh kufij per tufen tende ne menyre qe qeni te dije cfare lejohet dhe cfare jo.
✅ A ben ndonjehere qeni sikur nuk te degjon?
Perpiqu te trajnosh qenin edhe ne zona me zhurma, ne menyre qe qeni te jete i fokusuar gjithmone tek ty.
✅ A bertet qe t’i terheqesh vemendjen qenit?
Ne boten kanine Lideri i Tufes eshte nje individ i qete qe perdor vetem gjuhen e trupit per te koomunikuar. Bertitjet apo ulerimat ne fakt jane menyra me e mire qe qeni 1) mos te te degjoje me ; 2) te zhvilloje frike dhe ankth nga energjia jote e pabalancuar. Pra, ne vend qe t’i bertasesh qenit tend- qe nuk te çon gjekundi- perpiqu te jesh i qete dhe i sigurt.
✅ A te terheq qeni yt ne shetitje?
Kjo eshte shenja kryesore dhe definitive qe ti nuk je ende Lideri i qenit tend. Mbi te gjitha, nese nuk e shetit qenin perdite, eshte e pamundur te krijosh Lidership. Per kete arsye te zoterosh shetitjen eshte esenciale per çdo Lider Tufe.