07 Jan

17 gjerat qe duhet te kesh perpara se te marresh nje qen te ri!

Qente jane kafshe fisnike dhe besnike. Ata jane te dashur, lozonjare e sidomos kur behet fjale per kelyshet e vegjel.

Kush mund ti rezistoje atyre? Kjo eshte arsyeja perse njerezit perfundojne duke marre nje kelysh, perpara se ata te jene gati apo se te dijne saktesisht si te parapergatiten per ta. Ka shume vendime per tu marre dhe faktore per tu konsideruar perpara se te sjellesh nje qen te ri ne shtepi.

Mos u nxit nga nje impuls i momentit dhe te marresh nje kelysh ne shtepi ne kohen e gabuar. Se pari bej nje kerkim, meso nese je gati per te marre nje kelysh apo qen te rritur dhe edukohu si te pergatitesh per qenushin tend te ri per ta rritur ate te shendetshem fizikisht e te balancuar psikologjikisht. Jeta e tyre nuk eshte e gjate, por as e shkurter. Le ta bejme bashketesen me ta sa me te thjeshte, te bukur dhe te lehte!

Kjo eshte nje liste me 17 gjerat qe duhet te kesh gati perpara se qeni yt te vije ne shtepine tende:

  • Litar+Qafore: Kelyshet kane nevoje te mesohen heret qe ata menaxhohen nga ne, duke perdorur litar dhe qafore. KUJDES! Perdorimi i truporeve demton rende kockat e paformuara te kelysheve dhe nuk te lejon ta drejtosh ate sic duhet.
  • ID Tag: Eshte e nevojshme qe nje qen te kete gjithmone nje medaljon me emrin e tij dhe kontaktet e pronarit qe te identifikohet ne rast se humbet.
  • Qese per nevojat personale te qenve: Çdo pronar qeni ka per detyre te mbaje paster ambjentet qe ndan me qytetaret tjere. Pervec kesaj mbetjetet e qenve permbajne baktere te cilet shume lehte kalojne nga nje qen tek tjetri.
  • Ushqim: Eshte e rendesishme te gjesh nje ushqim specifik per qenin tend me nje nivel te balancuar te proteinave apo vlerave ushqimore. Ushqimi nuk eshte dicka tek e cila mund te kursesh. Konsultohu me veterinerin tend per dieten e sakte te qenit.
  • Dy tasa: Pervec tasit te ushqimit, qeni do kete nevoje edhe per nje tas uji. Sigurohu qe ato te lahen pas cdo vakti.
  • Krevat per qen: Qente kane deshire te shtrihen ne vende te buta dhe pse jo te mos kene nje vend i cili eshte vetem i tyre.
  • Kafaz trajnimi / transporti: sherbejne per te parandaluar / rehabilituar sjelljet ne vijim: Ekzaltimi i tepert, Ankthi nga ndarja, Mesimi i te berit te nevojave jashte shtepie, Mungesa e vetbesimit, Shkaterrimi i objekteve, Arratisja nga pragjet e dyerve, etj.
  • Krevat trajnimi: Ndryshe nga krevati normal i qenit, krevatet e trajnimit ndihmojne qenin te qetesohet dhe te krijoje nje vend paqeje brenda shtepise. Forma e tyre e ngritur eshte e mire per kycet dhe nuk krijon asnje shqetesim tek qente nderkohe qe flene.
  • Lodra dhe Shperblyes: Per te zhvilluar inteligjencen e qenit tend dhe per ta mbajtur ate te zene me pune, ti mund te perdoresh lodra. Sigurohu qe ato te mos jene te shkaterrueshme, pasi behen te rrezikshme per qenin nese i pertyp. Duke perdorur shperblyesa, ti mund te ndertosh nje marredhenie te shendetshme me qenin tend nderkohe qe i meson sjellje te reja.
  • Peshqir dhe Shampo: Siguroji qenin tend nje peshqir te veçante dhe nje shampo specifike per qen, madje specifike per rracen e llojin e qimes se tij. Cilesia e shampos eshte shume e rendesishme per mirembajtjen e gezofit dhe lekures se qenit.
  • Kreher dhe Prerese thonjsh: Ne menyre qe te mirembash qimen e qenit do ishte e keshillueshme perdorimi i nje kreheri specifik per gjatesine e llojin e qimes qe qeni yt ka. Gjate shetitjes, nga ferkimi i thonjve me token, qenit i gerryen thonjte, por per te ruajtur nje gjatesi optimale do te te duhet tia presesh thonjte vazhdimisht.
  • Veterineri: Gjej nje veteriner prane zones tende per te ndjekur qenushin me skemen e vaksinimit dhe antiparazitareve. Eshte e keshillueshme qe te krijosh kontakte me spitalet veterinare te cilat kane te gjitha pajisjet diagnostifikuese dhe ofrojne sherbim urgjence 24 ore.
  • Trajneri: Kontaktohu me nje trajner perpara se te marresh qenushin. Konsultohu me trajnerin per te marre referenca nga kliente te meparshem te cilen kane patur te njejtat nevoja me ty. Eshte e rendesishme qe te zgjedhesh nje trajner me te cilin ndan te njejtin kendveshtrim se cfare lloj trajnimi duket te kete qeni.
  • Shetitesi: Merr parasysh qe mund te kete dite kur nuk do mund te gjesh kohe per shetitjen e qenit tend si pasoje e ngarkesave te dites. Duhet paraprakisht te kontaktosh me nje shetites profesionist qe ofron sherbime ne zonen tende.
  • Parukieri: Qeni e ka te nevojshme qe te jete ne kontakt me persona te tjere qe prekin dhe menaxhojne trupin e tij, sidomos gjate kohes se larjes/tharjes/qethjes. Mesoje qe ne moshe te re qe te shkoje ne sallonet e parukerise per qen, ne menyre qe kjo te ndikoje pozitivisht ne sjelljen e tij.

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp