07 Jan

5 fakte qe ndoshta nuk i dini mbi “PitBullet”

“Te keqkuptuarit”! Muaji Tetor njihet si “Muaji i Ndergjegjesimit per “Pit Bullat””. Keta jane nje nga llojet e qenve me te abuzuar dhe te diskriminuar ne te gjithe planetin. Ka shume mite dhe te paverteta qe ngrihen kunder kesaj kategorie te mrekullueshme qensh. Si çdo qen i fuqishem, nese bie ne duar te gabuara, nje “Pit Bull” do te shkaktonte deme.

A e dini se?

  • “Pitbulli” nuk eshte vertet nje rrace? Eshte nje term i pergjithshem per te pershkruar qente muskuloze me trup te gjere dhe koke te madhe.
  • Nese keni degjuar mitin qe “Pit Bullet” kane aftesine te kyçin nofullen e tyre nga fuqia e jashtezakonshme, kjo nuk eshte e vertete. Kafshimi i tyre eshte me pak i fuqishem se sa ai i nje Dobermani, Rottweileri apo Pastori Gjerman.
  • Ne testet e temperamentit te qenve 84.5% e “Pit Bullave” kane kaluar me sukses, ndryshe nga mesatarja e gjithe qenve te tjere e cila shkonte 77% kalueshmeri.
  • Ne fund te viteve 1800 “Pit Bulli” u krijua si nje miksim i Bull Dog-ut anglez me Bull Terrier per te marre fuqine dhe rezistencen e nje Bull Dogu duke e miksuar ate me shkathtesine e nje terrieri.
  • Nuk eshte ne natyren e nje qeni te luftoje me qente e tjere. Nese nje qen eshte agresiv ndaj kafsheve te tjera apo njerezve, ky problem e ka burimin vetem nga njerezit qe kane patur ndikim tek qeni. Asnje qen nuk e urren nje qen tjeter apo nje njeri. Urrejtja eshte nje ndjenje dhe reagim njerezor. Qente jane kafshe sociale, por ndikohen shume lehte nga njerezit qe i rrethojne.

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp