07 Jan

Gjuha e bishtit te qenit

A e dini se gjuha e bishtit te qenit mund tju tregoje se si qeni ndihet? Ata komunikojne pothuajse cdo emocion te tyre me ane te gjuhes se trupit dhe bishti eshte nje pjese shume eksperesive e trupit te kanineve.

Mund te dalloni nese qeni eshte i lumtur, i frikesuar, i lodhur apo alert vetem duke pare qendrimin e bishtit te tij. Le tju tregojme disa shembuj te gjuhes se bishtit te qenit.

  1. I drejte – shtrire mbrapa. Kryesisht, ky pozicion tregon qe qeni ndihet i kujdesshem dhe i pasigurt. Mund te jete duke eksploruar ambjentin. Jeni qenit kohen qe i duhet per te njohur vendin. Por nese ndodheni jashte, mos e lini pa litar nese ai vendos qe te reagoj ndaj diçkaje.
  2. Aktivisht – duke u tundur. Nese qeni juaj po tund bishtin si i çmendur, me shume mundesi kjo tregon qe ai eshte i lumtur per situaten. Sidoqofte, nese ai po tund bishtin por nderkohe trupi eshte i ngrire me veshet mbrapa, jini te vemendshem. Me raste, qente tundin bishtin si shenje pasigurie dhe ndoshta kur dicka nuk i pelqen! Kur ky eshte rasti, trupi asnjehere nuk eshte duke levizur bashke me bishtin.
  3. Drejtuar – per se larti. Nese qeni juaj ka bishtin te drejtuar pingul me trupit – ai eshte ne gjendje alerti. Ndonjehere ky eshte nje tregues qe qeni ndihet i sfiduar nga nje qen apo person tjeter dhe mund te sulmoje shume shpejt.
  4. Midis – kembeve. Kjo tregon se qeni mund te ndihet shume i pasigurt apo i frikesuar. Qente e shfaqin kete sjellje eshte kur ju inatoseni me ata per dicka qe kane bere gabim. Duke treguar kete sjellje nenshtruese, ata perpiqen t’i thone pales tjeter qe nuk jane kercenim dhe duan qe situata vetem te qetesohet.
  5. I shtrire – dhe i relaksuar. Kjo eshte shenja qe perfaqeson kenaqesine tek qente! Qente do ta mbajne bishtin e relaksuar edhe kur flene. Por qente te cilet jane zgjuar dhe mbajne bishtin dhe trupin lirshem po sinjalizojne besueshmeri te plote tek qente dhe njerezit plane tyre.
  6. Mos harroni – qe pozicioni natyral i bishtit ndrushon ne rraca te ndryshme. Per shembull, Beagles dhe Terrieret e mbajne bishtin vertikalisht, nderkohe Whippet e perdredhin mes kembeve.

Keto jane vetem disa nga interpretimet mbi shenjat e bishtit te qenit. Mesoni te vezhgoni qente me kujdes dhe te kuptoni domethenien e gjuhes se tyre te trupit. Ju lutem mos u bazoni vetem ne pocizionin e bishtit, por gjuhen e trupit ne teresi perpara se t’i afroheni nje qeni!

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp