07 Jan

Prerja e vesheve tek qente

Prerja e vesheve ka nisur qe ne lashtesi kur njeriu filloi te perdorte qenin si nje kafshe lufte dhe mbrojtjeje. Veshet dhe bishti i qenit jane zonat kryesore ku lexohet gjuha e tyre e trupit. Nese nje qen ka frike, mund ta kuptosh shume lehte nga pozicioni i vesheve dhe i bishtit te tij.
Ne fushat e betejave te jashteligjshme midis qenve, gjithmone “preferohet” qe qeni te jete me bisht dhe veshe te prere ne menyre qe kundershtari te intimidohet nga madhesia e trupit pa patur mundesine qe te “lexoje” veshet apo bishtin. Dhe keshtu moda e vesheve te prera ka ardhur deri tani ne kohet moderne pa u kuptuar perse behet. Arsyeja numer nje qe disa pronare dhe veterinere mbrojne prerjen e vesheve eshte myku apo infeksione te tjera qe krijohen ne vesh. Nese vezhgoni qente te cilet jane me vesh te prere, jane te gjithe qen te rracave qimeshkurter, si Doberman, familja e Pit Bulleve, Dogo Argjentinas, Boxer, etj. Ne fakt cudia ndodh qe ne baze te studimeve keta qen nuk futen ne rracat qe ndikohen me shume nga problemet e vesheve. Me te shumtit rrezikohen qente e gjahut, si Cocker Spaniel, Pointer, familja e Setter dhe qen te tjere qimegjate me vesh te medhenj dhe te ulet.
Atehere perse ketyre rracave nuk ja presin veshet? Pergjigja eshte se ne 2020 shkenca Veterinare ka evoluar aq shume sa çdo lloj problemi veshi qe mund t’i krijohet qenit parandalohet dhe kurohet me mjekimet qe ka ne treg.
Ne baze te kesaj, prerja e veshit behet thjesht per arsye estetike per kenaqesine e pronarit. Kjo nuk eshte e drejte. Ne shume vende te botes prerja e vesheve dhe e bishtit ka dekada qe eshte e jashteligjshme. Ndryshe nga çfare shume njerez besojne, ne fakt prerja e vesheve nuk redukton shansin e marrjes se infeksionit. Tundja e vesheve eshte menyra natyrale e qenve per t’i mbrojtur ato nga insektet, uji dhe pluhurat. Degjimi i nje qeni nuk permiresohet duke i prere veshet.
✅Pervecse ideja per te prere veshet e qenit per arsye estetike eshte qesharake, ajo eshte gjithashtu mizore pasi pret nje pjese te nje organi te rendesishem te qenit.
Veshi eshte nje organ degjimi, por edhe nje organ qe ndihmon qenin ne balancen e tij. Ai perbehet nga pjesa e jashtme, e mesit dhe e brendshme. Pjesa e jashtme perfshin llapen (pjesa qe perbehet nga kerci dhe e mbuluar me lekure dhe gezof nga njera ane) dhe kanali i veshit.
Llapa eshte ndertuar ne forme te tille qe te kapi valet e zerit per ti kanalizuar ato drejt e ne daullen e veshit. Demtimi apo prerja e llapes shkakton veshtiresi degjimi tek qente. Prandaj prerja e vesheve demton degjimin, menyren se si qeni komunikon me gjuhen e trupit, dhe balancen e tij.
✅ Te krahasosh prerjen e vesheve me sterilizimin dhe kastrimin eshte nje mbrojtje e zakonte. Ka nje ndryshim shume te madh te zgjedhesh midis prerjes se vesheve te qenit tend per t’u dukur ndryshe dhe te kastrosh apo sterilizosh qenin tend per te luftuar eutanazine, vrasjen dhe braktisjen e miliona kafsheve shtepiake çdo vit ne te gjithe boten. Pervec te mirave shendetesore dhe psikologjike, ndryshe nga prerja e vesheve, sterilizimi dhe kastrimi ndihmon ne kontrollin e kelysheve te padeshiruar qe jane te rrezikuar te perfundojne ne strehimore, ne rruge apo te vrare.
Fakti eshte se: Qente nuk behen eutanazi prej vesheve. Ka nje ndryshim shume te madh per te hedhur hapin e kontrollimit te mbipopullimit te kafsheve shtepiake nepermjet kastrimit dhe sterilizimit, dhe thjesht prerjes se vesheve se qenve. Shpresojme qe organizatat ne vend te lobojne per ta bere edhe ne Shqiperi te paligjshme prerjen e vesheve.

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

×

Powered by WhatsApp Chat

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp