07 Jan

Pse qente germojne? 

Ka shume arsye pse qeni mund te jete duke germuar ne oborr apo kur dilni ne natyre.

  • Ai mund te jete duke fshehur kocka apo ushqim per t’i gjetur ato me vone. Kjo eshte nje sjellje instiktive qe vjen nga paraardhesi i tyre, ujku.
  • Nese eshte nje dite e nxehte vere, qeni germon per te gjetur nje siperfaqe te ftohte ku te shtrihet qe te freskohet. Zakonisht kete e bejne ne reren e plazhit.
  • Qenushet shtatezana si pasoje e instiktit te nenes, germojne gropa per te krijuar nje lloj foleje qe te kene nje vend te sigurt ne rast lindjeje, per kelyshet e saj.
  • Qente e rracave te punes, te cilet kerkojne te kene nje jete aktive fizikisht, do nisin te hapin gropa per te hequr energjine e akumuluar, ne rast se ju nuk kujdeseni sic duhet per nevojat e tyre.
  • Si miku me i mire i njeriut, qenit i pelqen qe te imitoje sjelljet tona. Nese na shikon ne duke punuar kopeshtin, apo shikon token ne kopesht te prekur, qeni do te filloje te germoje pas nesh.
  • Nese jane duke luajtur me ne apo me nje qen tjeter dhe ekzaltimi gjate lojes eshte shume i larte, nje qen mund te kanalizoje kete lumturi te çastit ne germim te nje cepi aty prane.
  • Nese qeni juaj ndihet i stresuar dhe lihet pa vezhgim ne oborr, ka nje mundesi te madhe qe ai germon per te kerkuar nje menyre se si te arratiset nga nje mjedis i cili nuk e permbush fizikisht dhe psikologjikisht ate.

Si te luftojme kete sjellje nese vijne prej merzise?

Menyra me e mire eshte te kaloni me shume kohe me qenin tuaj duke shtuar tij aktivitete fizike dhe psikologjike gjate dites. Sigurohuni qe kur te largoheni nga shtepia ai te kete harxhuar shumicen e energjive te tij dhe te kaloj kohen duke pushuar. Nje qen nuk duhet te qendroje asnjehere ne oborr pa vezhgim. Si nje kafshe shtepiake, vendi i tij eshte brenda ne shtepi.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp