03 Dec

A behet qeni im xheloz?

Shpesh ne biseda me kliente hapet tema e xhelozise qe qente ndjejne me njeri-tjetrin kur pronari perkedhel nje qen tjeter, apo kur dy njerez perqafohen dhe qeni hyn furishem midis ose leh per te marre vemendjen ne ate moment emocional.
Njerezit shpesh shohin situata qesharake si qeni i tyre tenton te futet midis, apo ndonjehere frikesohen kur situata del jashte kontrollit prej sjelljeve kercenuese qe qeni shfaq ne ate moment.
Nese do te na pyesnin a behet qeni im xheloz ne keto situata, do duhet te shpjegonim se cfare eshte xhelozia.
Xhelozia eshte nje gjendje emocionale inteligjente qe vjen si pasoje e pasigurise apo frikes se ajo çfare ty te perket nuk do jete me e jotja. Ne ndihemi xheloz ndaj nje individi edhe kur personi rreth te cilit zhvillohet xhelozia nuk eshte me aty. Kjo sepse ne vazhdojme te llogjikojme per pasojat qe ekzistenca e ketij individi te trete do sillte ne marredhenien per te cilen ne behemi xheloz, prandaj na shfaqet kjo ndjenje pasigurie e cila na kerkon largimin e ketyre faktoreve te jashtem. Disa njerez shtypin pasigurite e tyre duke u kapur tek besimi qe kane, por disa te tjere shkojne deri ne konflikte nga me te papranueshmet.

Por a eshte sjellje qe vjen si pasoje e xhelozise sulmi qe qente i bejne njeri tjetrit, apo lehja kur nje çift perqafohet❓
Qente jetojne momentin, prandaj nuk e kane te mundur te ndjejne nje emocion si xhelozia, por ajo qe ata ndjejne ne ato momente konflikti vjen si pasoje e konkurences se drejtperdrejte per burimin (e ekzaltimit apo ushqimin) qe eshte aty mes tyre ne ate moment.

Per shembull: dy qen te cilet kane nje histori pozitive mes tyre, sulmohen nje dite per nje ?. Pasi kjo ? i hiqet ata rikthehen ne ‘shoke’ dhe mund te futen perseri ne konflikt nese e njejta situate me nje burim te tille perseritet.

Disa qen mund te jene me te terhequr nga konflikti dhe disa me te vendosur (dominante) ne ruajtjen e objekteve, njerezve apo çfaredo qofte ky burim qe i ben ata konkurente ndaj individeve tjere. Por jo gjithmone mund te kemi dy karaktere te tilla qensh te cilet e vendosin mes tyre konkurencen me pak ose aspak konflikt.

Na takon ne si Lider qe te marrim ne dore situaten duke mos vendosur qente ne stres, por edhe duke mos u bere vet nje burim konkurence qe qeni yne do donte ta ruante. Ne behemi burim konkurence kur prania jone eshte vetem ekzaltim per qenin.
Strategjia qe ne perdorim per parandaluar ose hequr kete sjellje eshte duke i treguar qenit me ane te ushtrimit ‘Te Vendi’ si te respektoje hapesiren tone pavaresisht emocioneve qe shfaqen ne ate mjedis. Kjo fillimisht niset si nje ushtrim i thjeshte ne shtepi, duke rritur shperqendrimet gradualisht edhe ne ambjente jashte territorit te tij.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp