Tek primatet (njeriu dhe majmuni) prekja me duar eshte nje forme treguese e dashurise apo vemendjes. Ndryshe nga ne, tek kaninet (qeni, ujku) vendosja e krahut mbi trupin e tij merret si shenje dominance apo tregues qe individi i cili ka krahun mbi te eshte nje hierarki me larte.
Shpesh here ndodh qe nje qen totalisht miqesor te reagoje ne forma te ndryshme kur nje i huaj vendos doren mbi koken e tij. Çdo qen e shijon perkedheljen pasi eshte nje lloj vemendjeje e veçante, por per çdo qen perkedhelja eshte nje çast shume intim qe i pelqen ta ndaje ate kryesisht me personat per te cilet ka fituar besim dhe respekt.
Hapi eshte te fitojme besimin tek qeni, duke e lene te na nuhase dhe te marre nga enegjia jone e qete. Perdorimi i fjaleve ne momentet e para mund te krijoje ekzaltim qe do ishte dicka pozitive per interaktimin, por ne disa raste mund edhe ta intimidoje qenin. Per te krijuar sa me shume besim ne duhet te mos i flasim, te mos e prekim dhe te mos e veshtrojme.
Duke i lene kohe qenit te afrohet prane nesh per te na nuhatur dhe investiguar energjine tone, kjo lejon qe te krijohet respekti midis dy paleve.
Mesojini femijet (por edhe te rriturit) qe te perkedhelin qente me nje dore ne zonen e shpatullave ose ne pjesen e trupit e cila eshte me e afert me trupin tuaj. Nese ai largohet ose ndryshon pozicion, kjo eshte nje shenje e cila tregon se nuk eshte ende gati per t’u perkedhelur. Ju lutem MOS vendosni doren mbi koken e qenit‼️ Ne postim gjeni dy foto shembuj se si mund te jete interaktimi i sakte me qenin.
Nderkohe qe femijet rriten eshte e rendesishme t’i mesojme atyre menyra te sigurta per te interaktuar me qente. Bejeni te kuptojne qe qente jane individe me karakteret e tyre te veçanta. Kur nje femije vendos dy duar mbi qenin, edhe pse interaktimi mund te nise butesisht, mund te eskaloje ne perkedhelje te vrullshme, kapje apo perqafime si qeni te ishte nje loder.
Kujtoni qe interaktimet duhet te jene te shkurtra dhe qe nuk ka problem nese qeni kerkon te largohet kur ai mendon qe interaktimi ka mbaruar.