04 Dec

Si te prezantojme dy qen ne menyren e duhur?

Nje prej deshirave me te medhaja e nje familjeje kur merr nje qen, eshte qe qeni i tyre te jete i shqerueshem me shume qenushe te tjere, dhe pjese jo me qenin e nje familjari tjeter? Ndonjehere pronaret ndodhen ne situate te veshtire kur qeni i tyre, apo tjetri me te cilin duan ta prezantojne krijon situata te sikletshme nga mungesa e menaxhimit te qenit. Ketu eshte nje liste me kater hapa se si mund ta bejme socializimin e dy qenve ne menyren e duhur.

1️⃣Gjithmone fillojme ne ecje.
Ecja ndihmon (jo vetem trupin) te qendroje ne levizje duke punuar. Ne duhet te arrijme te krijojme nje strukture gjate ecjes duke mbajtur nje fare hapesire midis qenve. Momentet e para kur qente shikohen me njeri tjetrin krijojne ekzaltim, keshtu qe ecja eshte nje menyre si mund t’ia kanalizojme kete energji. Shetitja gjithashtu ushqen stimulin e tufes tek qente, duke i ndihmuar qe te lidhen me shume se bashku.

2️⃣ Pauza 30 sekondeshe gjate ecjes.
Njesoj si ushtrimi “Te vendi”, gjate ecjeve te strukturuara keshillojme qe te ndaloni disa here per rreth 30 sekonda ne menyre qe qente te qendrojne ne te njejten hapesire te qete dhe pa konflikt. Sigurohuni qe qente te jene ulur ose shtrire, pa ushqim apo ze; vetem duke perdorur gjuhen tuaj te trupit. Prania e ekzaltimit nuk duhet te ekzistoje ne keto momente ne menyre qe qente te bashkejetojne me njeri tjetrin duke mesuar si te jene te qene ne te njejten hapesire. Keto pauza ndihmojne ne heqjen e kuriozitetit per qenin e ri duke ulur ekzaltimin perpara se qente te takohen fizikisht.

3️⃣ Interaktime te shkurtra.
Sapo qente jane rehatuar me pranine e njeri tjetrit, fillojme te lejojme interaktime te shkurtra. Lejimi i nuhatjeve te shpejta lejon qente te investigojne njeri tjetrin pa kaluar ne ekzaltim. Lejoni deri ne 3 sekonda interaktim dhe pastaj largojini qente nga njeri tjetri. Kjo sasi kohe i lejon ata qe te grumbullojne informacion rreth njeri tjetrin, pa ndejtur prane aq gjate sa per te marre vendime te keqija.

4️⃣ Socializim i supervizuar.
Nese 3 hapat e pare jane kryer me sukses, mund te vazhdojme socializimin ne nje hapesire me te madhe ku qente levizin lirshem. Ideale do te ishte nje oborr i mbyllur ose nje dhome e madhe. Monitoroni me kujdes energjine dhe gjuhen e trupit qe qente shfaqin. Mos lejoni te bullizojne njeri tjetrin dhe mbroni qenin me vulnerabel, ne menyre qe ai mos te kete nevoje te mbroje veten.


Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp