25 Mar

Kafshimi i sendeve në këlyshë dhe qen të rritur

Për qentë, kafshimi ose përtypja e sendeve të ndryshme është instinktive, por jo gjithmonë e dëshirueshme për njerëzit për shkak të rreziqeve që i kanosen qenit e gjithashtu dëmtimit të sendeve tona. Këtu janë disa shkaqe të zakonshme dhe zgjidhje për kafshimin e padëshiruar.

⚛️ Pse qentë kafshojnë sende?

Qentë e rritur e bëjnë atë për t’u qetësuar nga gjendja e stresit. Është gjithashtu diçka që mbetet në mendjet e tyre prej kohësh. Ky mund të jetë një zakon që ata kanë pasur nga koha kur kanë qenë këlyshë dhe kanë patur nevojën të krruajnë dhëmbët në fazën e daljes së dhëmbëve të tjerë (Kafshimi ndihmon në lehtësimin e dhimbjes në mishrat e dhëmbëve si dhe në daljen e dhëmbëzave të reja).

⚛️ Qentë kanë 42 dhëmbë – 10 më shumë se njerëzit – shumë më shumë të mprehtë ato të fillimit dhe molarët e pasëm të fuqishëm, të cilat të gjitha bashkë janë të afta të ndajnë një kockë në dysh.

⚛️ Për shkak se, psikologjikisht qentë gjejnë veprimin e kafshimit qetësues, sigurohuni që miku juaj më i mirë të ketë gjëra të përshtatshme për të kafshuar.

⚛️ Jepini atyre lodra të sigurta për të kafshuar ose konsultohuni me veterinerin tuaj rreth sendeve të ngrënshme si për shëmbull kockat për qen, brirët e drerit etj.

⚛️ Sigurohuni që lodrat plastike apo gome të jenë të mëdha në mënyrë që qeni juaj mos të ketë mundësi t’i gëlltisë ato. Lloje të ndryshme lodrash kanë dhe vrima ku mund të fshehësh një treats apo krokante për qen.

Këto janë lodra:
✅ Stimuluese për mendjen, duke ndihmuar qenin në plotësimin e nevojave instinktive të tij.
✅ Frymëzim i lartë për tí kapur këto lodra nëse ja hedhim tutje.
✅ Të mrekullueshme për të fshehur treats-a ose snacks.
✅ Rekomanduar nga veterinerët dhe trajnerët e qenve në mbarë botën.

I gjeni ?
@plusito_pet_shop
@pet_house_tirana

⚛️ Një mënyrë e mirë që qeni të mos kafshojë sende të tjera kur ju nuk e keni në vëzhgim është krijimi i një vendi të limituar siç është kafazi i trajnimit, ku qeni mund te pushoje i qetë pas një aktiviteti me ju.

Klikoni ketu per me shume artikuj te tjere.


3 Comments

  • by Koli
    Posted 0Likes

    Pershendetje kam nji problem me qenin tim kur i them un ik atie ai shkon ose kur i them un ajde ai svjen shum flm mqs me ndimoni

    • by Kornelia Kokona
      Posted 0Likes

      Pershendetje! Mund te plotesoni formularin e programit tone te Keshillimit Online “Pyet Trajnerin” ne kete link: https://forms.gle/iLPts1Ms34YVgQBn8
      Ne do tju pergjigjemi me nje video ne kanalin tone te youtube

  • by TimothyBilia
    Posted 0Likes

    Cool, I’ve been looking for this one for a long time

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp