01 Jul

“Sindroma e Vellezerve tek qente / Littermate Syndrome”

Littermate Syndrome ose ne shqip “Sindroma e vellezerve” ( e njohur si Sindroma e sulmit midis vellezerve) ndodh kur dy kelyshe rriten se bashku ne te njejten familje.

Rritja me nje kelysh tjeter e ben te pakten njerin prej kelysheve te mos kete maturim mendor normal duke shkaktuar probleme te thella ne sjellje qe qendrojne me te gjate gjithe jetes, por shfaqen kryesisht kur eshte ne pranine e vellait/ motres tjeter.

Kjo gjendje psikologjike krijon nje varesi toksike midis kelysheve duke shkaterruar marredhenien qe ata kane njeri tjetrin, por edhe me njerezit e shtepise.

Kjo nuk ndodh vetem kur jane dy kelyshe nga e njejta nene, por edhe kur dy kelyshe merren ne kohe te njejte ne nje familje qofte edhe ne mosha te peraferta.

Probleme te tilla fillojne te theksohen edhe me teper ne periudhen e adoleshendeces, rreth moshen 6 muajshe. Perpos konkurences se perditshme, varesise toksike dhe ankthit qe perjetojne kur i ndan, tashme hyjne ne rol edhe hormonet.

Prandaj, kujdes kur te zgjidhni per te shtuar nje pjestar te ri ne familje. Nese kelyshi juaj eshte ende i ri, prisni sapo ai te kete mbushur te pakten nje vjec, te jeni marre me trajnimin e tij dhe te jete i menaxhueshem. Me pas mund te mendoni per nje kelysh te dyte.

Shume prej njerezve mund t’iu duket thjesht bukur, por na besoni, kemi patur raste te tilla dhe nuk kane perfunduar mire. Me maturine seksuale ata kerkojne hapesire nga njeri tjetri, qe gje nuk i eshte mesuar ta bejne. Nga ky moment çdo gje ne marredhenien mes tyre dhe mes jush veshtiresohet e shkaterrohet. Nga ketu kerkohet dyfish pune per familjen, dyfish kohe e kerkuar per te punuar vecmas me secilin kelysh. Nuk eshte aspak e thjeshte.

Add Your Comment

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp