Boarding and Training “Reshaping Behaviors”

“Reshaping Behaviors” nje program trajnimi 4 javor me fjetje per qen nga mosha 6 muajshe e me te medhenj. 

Skuadra e trajnereve tane me eksperience ofron nje varjetet zgjidhjesh rreth problemeve te sjelljeve qe qeni juaj mund te kete, nga terheqja ne litar tek reaktiviteti apo agresiviteti.

Ky eshte nje program instensiv trajnimi ku qeni do te jetoje me trajneret tane per 4 jave nderkohe qe ata e njohin qenin me mire. Pervec periudhes 4 javore te trajnimit me fjetje, ky program permban 5 seanca trajnimi me familjen.
*Bonus i ketij programi eshte perfshirja e 3 librave tane elektronike te cilat do t’i merrni falas per te vazhduar punen me qenin tuaj edhe pas mbarimit te ketij programi.

Pas çdo seance ne fundjave, qeni do te shkoje ne shtepi per te kaluar kohe me familjen. Gjate diteve qe do qendrojne bashke, familja do te perserise me qenin ato qe ka mesuar ne seance.

Seanca e pare kryhet diten perpara se qeni te nisi programin e trajnimit. Gjate kesaj seance familjes do ti prezantohet filozofia jone e trajnimit dhe njohuri te pergjithshme mbi Psikologjine Kanine.

Gjate diteve te trajnimit me fjetje, familja do te perditesohet vazhdimisht me video te ushtrimeve specifike qe qeni ben, nderkohe qe ju shpjegohet se si kjo strategji do ta ndihmoje ate te kaloje sfidat qe familja dhe ai perballen.

Seancat e tjera do te kryhen çdo fundjave. 

Nje guide per tranzitin ne shtepi do tju jepet per te ditur si te menaxhoni situata te caktuara dhe tju ndihmoje qe kete tranzit mbrapsht ne shtepi ta beni sa me te suksesshem per qenin dhe ju. Ne cdo kohe ju mund te konsultoheni virtualisht me trajneret tane nepermjet nje grupi privat ne WhatsApp ku do ju jepen pergjigje dhe keshilla qe ju dhe qeni juaj ta beni kete tranziocion sa me lehte.

Ju lutem sigurohuni qe te keni mjaftueshem kohe per te punuar me qenin kur do ta merrni mbrapsht ne shtepi pas ketij programi.

*Perpara nisjes se programit, do te duhet te plotesoni nje formular elektronik me disa pyetje te cilat do te na ndihmojne te kuptojme me shume rreth sfidave qe ju hasni me qenin.

 

Çfare nevojitet per qenin?

  • Cikli i plote i vaksinave
  • I perditesuar me antiparazitaret
  • Lodra dhe mbulesa e tij e preferuar me aromen e shtepise
  • Ushqimi.
  • Pranohen qen te pakastruar dhe pasterilizuar ne çdo moshe, por jo femrat ne cikel.

Cmimi:
Çmimi per programin 4 javor me fjetje eshte 760 Euro.

VINI RE! Programet tona te trajnimit jane te suksesshme vetem kur pronari aplikon rregulla te reja ne shtepi dhe rutinen per te cilen qeni ka nevoje qe te jete i balancuar. Asnje program, sado i gjate, nuk mund te jete i suksesshem nese familja nuk perkushtohet ne procesin e permbushjes se nevojave te qenit.

Programet tona nuk jane te pershtatshme per qen te cilet jetojne/pushojne ne hapesira te hapura si oborre, tarraca apo veranda. Ne nuk punojme me familje te cilat vendosin te mbajne kete regjim per qenin.

Formulari i aplikmit:

Per cdo pyetje shtese qe mund te keni, mund te na kontaktoni tek: contact@dogcoachingcenter.com ose Whatsapp 0692107968

Dog Coaching Center © 2021. All Rights Reserved

× Kliko këtu për të na kontaktuar në Whatsapp