Sa here dalin ne shetitje, nese leme qenin te nuhase me shume sec duhet, ai fillon dhe shperqendrohet. Nese nuk e leme fare, ndihemi fajtor per kete gje.
Rregulli 80-10-10 gjatë shëtitjes është një udhëzim i thjeshtë për të ndihmuar që qeni yne të përfitojë maksimalisht nga koha jashtë. Koha e shëtitjes duhet te ndahet në mënyrë që të përmbushë nevojat fizike, mendore dhe sociale te tij: • 80% – Ecje e strukturuar: Ecje pranë nesh, pa nuhatur ose pa ndaluar. Kjo ndihmon ne krijimin e nje disipline dhe për t’i mësuar qenit të ndjekë udhëzimet tona, sidomos kur jemi në ambiente më te ngarkuara me njerez dhe zhurma. • 10% – Trajnim dhe komanda: Kjo pjesë mund të përfshijë praktika të thjeshta argetuese interaktive me ushqim apo lodra. E perdorim këtë kohë për të forcuar komunikimin dhe marredhenien me qenin tone. • 10% -Nuhatje dhe eksplorim: E lejojme qenin të nuhasë ne 10% te kohes, të eksplorojë dhe të ndjekë aromat përreth. Nuhatja është mënyra kryesore si qentë mbledhin informacion dhe përpunojnë botën. Ky është stimulim mendor dhe e ndihmon të çlirojë stresin. Ne kete forme ata kane mundesi te bejne edhe nevojat e tyre. Kjo ndarje jo vetëm që i jep qenit tone lirinë për të kënaqur instinktet e tij natyrore, por gjithashtu e ndihmon të jetë i balancuar dhe i kënaqur gjatë shëtitjeve. Kujtesë**: Në një shëtitje 30-minutëshe, këto 3 minuta nuhatje duhet të shpërndahen në disa intervale të shkurtra, jo të përdoren njëherësh. Kështu, qeni mbetet i përqendruar te ju dhe jo te eksplorimi i vazhdueshëm i aromave.