7 këshillat për të krijuar rolin e drejtuesit ndaj qenit tënd

Category
Pet Blogs and Articles, Training
Date
Author

Një nga gjërat e para që duhet të bësh për të krijuar një lidhje të fortë dhe të balancuar me qenin tënd të ri, është që të bëhesh Drejtues i Tufës që nga dita e parë. Të njohësh një anëtar të ri me tufën kërkon kohë, durim dhe të jesh mendje hapur. Krijimi i një plani, vendosja e qëllimeve dhe ndjekja e pikave të këtij plani është çfarë krijon një lidhje të fortë dhe të përhershme midis teje dhe qenit tënd.

Këto janë disa pika kyçe që duhet të keni parasysh kur të krijoni rolin tuaj si Drejtues Tufe për qenin tuaj të ri apo këlyshin:

  1. Krijo një orar që përmban 3-4 shëtitje të përditshme prej 30 deri 45 minuta me ecje të shpejtë duke nisur që në mëngjes herët dhe me shëtitjen e fundit para se të flini. Ky është një hap kritik për të mbajtur qenin në gjendje të mirë fizike, mendore dhe shëndetësore.
  2. Krijo kohë çdo ditë për të kryer ushtrime mendore të cilat bazohen në praktikimin e rregullave, kufijve të veprimit dhe limiteve të sjelljes. Kur qeni të ketë plotësuar kërkesat e tua në këto ushtrime mendore, dashuria dhe shpërblimi që i jepet në këto momente do të jetë ajo që do kanalizohen si shpërblim për përforcimin e veprimeve të tij.
  3. Përfshije të gjithë familjen tënde në procesin e prurjes së një qeni të ri në shtëpi. Diskutoni se çfarë përgjegjësish do të ketë secili prej jush, përpara se qeni të vijë në shtëpi.
  4. Bëj një kërkim se çfarë rrace qeni i përshtatet me shumë stilit tënd të jetsës. Për shembull, rracat që janë më aktive, si ato të gjahut apo të fermave, kërkojnë më shumë ushtrime që të qëndrojnë fizikisht dhe mendërisht të kënaqur. Por mbaje mend që rraca nuk e bën një qen të aftë të jetë 100% si përshkrimi i rracës së tij. Njihu me energjinë që qeni ka si individ para se ta sjellësh në shtëpi.
  5. Gjithmonë të jeni ju ai që dilni apo hyni në derën e shtëpise i pari, dhe qeni të aksesojë ambjentin duke qëndruar mbrapa jush. Kjo do ti tregojë qenit të ri se cili e ka rolin e drejtuesit.
  6. Kur jeni duke bërë shëtitje në rrugë sigurohuni që qeni nuk është përpara jush, duke ju tërhequr me fuqi. Më e mira do të ishte që qeni të qendrojë në anën tuaj apo mbrapa jush. Kjo do ta demonstronte figurën tuaj si një alfa përpara qenit të ri.
  7. Para se t’i japësh ushqim, ujë, lodra apo përkëdhelje gjithmonë jepi qenit tënd një detyrë. Në këtë mënyrë qeni punon për të fituar shpërblimin e tij. Për shëmbull, kërkoji që të performojë komandën Ulu apo Shtriu.

Një qen i ri do të përshtatet më mirë në familjen e re, nëse njerëzit e dinë që duhet të jenë drejtuesit e tufës përpara se ai te vijë në shtëpi. Kujtohuni që qeni nuk po vdes nga dëshira për të patur një shtrat luksoz apo vakte të shtrenjta, por ata kanë nevojë per të patur një Drejtues Tufe të ekulibruar për të demonstruar dashurinë në një mënyrë që ata mund ta kuptojnë, jo njerëzit.

Share This Post :