Jetesa ne nje qytet si Tirana i shtyn me shume pronaret t’iu ofrojne aktivitetin e shetitjes qenit te tyre. Nje perqindje shume e madhe e pronareve qe ne njohim, i shetisin qente e tyre rregullisht, por shume rralle shohim qe ata dalin shetitje me qente e tyre sic duhet. Gjithashtu kemi veme re qe truporja eshte shume e perdorur per te shetitur qenin ne Tirane.
Kur flitet per truporen ne duhet te kujtojme qe ato jane shpikur me qellimin e kerkim-zbulimit dhe terheqjes. Ato nuk jane krijuar me qellimin per te kontrolluar qenin. Huskyt e kane perdorur truporen perpara te gjithe rracave te tjera per te terhequr slitat mbi debore ne vendet e ftohta. Qenve te ngarkesave si qeni zvicerian i malit dhe pastori gjerman i vendoseshin trupore per te transportuar ngarkesa per njerezit. Sant Bernardet veshin trupore per te shpetuar njerezit ne debore. Truporja i lejon qente qe te perdorin te gjthe peshen e tyre trupore, qe te performojne me mire nje detyre. Pra nese truporja perdoret per te shetitur qenin tuaj te shtepise qe nuk eshte trajnuar per te kryer nje pune, ai thjesht do terheqi i hutuar. Qartesisht, çdo gje qe terhiqet duhet te jete prapa qenit, edhe nese eshte vete pronari. Ne detyrat e kerkim-zbulimit truporja lejon hunden e qenit te kete kontakt te plote me token. Nje qafore ose nje litar rreth qafes se qenit nuk do ta lejonte ate te perdorte hunden lirshem, gje qe do e pengonte per te gjurmuar.
Nga eksperienca, njerezit qe nuk dine se si te perdorin nje litar apo qafore siç duhet mund te degjojne qenin e tyre qe kollitet dhe frikesohen se qeni mund te mbytet. Disa qen kane fyt me te bute dhe te ndjeshem se te tjeret ose gjendje mjekesore apo thjesht nuk jane prezantuar sic duhet me qaforen. Shume pronare te ketyre lloj qenve zgjedhin truporen si menyren me te mire per te menaxhuar qenin. Kjo do ishte nje zgjidhje e duhur neqoftese etika e duhur e shetitjes do te arrihej, me qenin krah pronarit ne ecje. Nje qenush me karakter te lehte Happy-Go-Lucky pa ndonje problem sjelljeje do te ecte mire me trupore. Problemi eshte qe ne shume qen truporja nxit nje refleks terheqjeje. Nga kendveshtrimi yne duket sikur disa njerezve u pelqen te terhiqen nga qeni i tyre! Kjo mund te duket si loje, por me kete nuk fiton respektin e qenit tend.
Shohim shume njerez, veçanerisht meshkuj ne plazhe me qen te rracave qe fuqishme me trupore, duke u terhequr zvarre. Duket sikur ata duan t’i thone te gjitheve diçka: “ Me shikoni! Une jam i forte sepse kam nje qen te forte!” Qeni behet nje simbol statusi maçoje si motorri apo ferrari. Do donim te kujtonim kedo qe i perputhej ketij pershkrimi qe qeni yt eshte nje qenie e gjalle dhe merre fryme e cila ka nevojat e veta, jo nje pajisje e shndritshme e re qe te zbukuron ty. Gjthashtu nese qeni te terheq, kjo do te thote qe ai nuk te respekton. Nuk je dhe aq shume maço tani, apo jo?