Te prezantosh qenin sic duhet me nje kafaz trajnimi ka shume benefite:
- Parandalimi i demeve ne shtepi nga ankthi i krijuar kur nje qen qendron lirshem neper shtepi. Kur qeni yt ka liri levizjeje pa supervizim, jo vetem qe mund te merzitet por kjo sjellje e fut ate ne nje gjendje ankthi, ku perpiqet te gjeje gjera, te cilat e bejne ate te vere mendjen ne pune. Gjerat qe zakonisht demtohen nga qente jane gervishtja e dyerve, dyshemeve, apo ngrenia e sendeve te rrezikshme. Kur kafazi i trajnimit eshte prezantuar siç duhet, ai kthehet ne nje vend qetesie ose nje strofull.
- Qe prej fillimi te karantines padashur shume pronare kane krijuar nje lidhje me varesi jo te shendetshme te qenit ndaj tyre. Pasojat e kesaj varesie po jetojne vetem tani kur i jemi kthyer jetes normale (moderne). Pavaresisht se qente jane kafshe tufe dhe instikti i kerkon ata te qendrojne vazhdimisht me ne, eshte e pamundur qe ne ti marrim ata me vete ne shkolle, pune, takime, banka, restorante, udhetime te papritura etj. Imagjinoje veten ne nje interviste pune me partnerin tend perkrahu. Imagjinoje veten duke bere terheqjen ne banke me partnerin tend perkrahu. Imagjinoje veten duke bere masterin jashte shtetit me partnerin ne çdo leksion. Asnje marredhenie nuk eshte e shendetshme ne jeten tone moderne nese askush prej nesh nuk ka krijuar hapesiren personale ne nivele te shendetshme. Eshte detyra jone si pronare te pergjegjshem qe te kushtezojme qente tane per te jetuar me ritmin tone duke plotesuar paralelisht nevojat e tyre psikologjike dhe fizike.
- Kafazi i trajnimit gjithashtu ndihmon me te mesuarin e kryerjes se nevojave jashte shtepie, duke qene se qente nuk bejne pis ne srofullen e tyre, vetem nese eshte VERTET e nevojshme. Por ky fakt hidhet poshte nese kafazi i trajnimit eshte shume i madh, pasi qeni mund te beje ndarjen e hapsirave brenda tij. Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe te gjeni madhesine e duhur te kafazit te trajnimit per madhesine qe qeni juaj eshte sot. Ju mund te keni nje kelysh pastori dhe po merrni kafazin me te madh ne treg, sepse ai do te rritet dhe do te behet trup-madh, por kjo nuk e ndihmon ate te mesoje kryerjen e nevojave jashte ne nje hapsire aq te madhe te nje kafazi pastori te rritur. Nje kafaz trajnimi ne madhesine e duhur eshte diçka qe i lejon qenit mjaftueshem hapsire qe te çohet ne kembe, te rrotullohet brenda, dhe te shtrihet rehat.
- Eshte nje mjet i mire per te menaxhuar qenin. Veçanerisht nese ke disa qen ne shtepi dhe je duke i socializuar.
- Te kesh nje qen te mesuar me kafazin e trajnimit mund ta lesh ate pa u shqetesuar gjate nates tek veterineri nese do ti duhet te qendroje ne kafaz per ti mjekuar. Kafazi i trajnimit do te jete bere nje habitat per ta dhe me shume siguri qendrimi ne nje kafaz trajnimi tek nje vend i huaj, do te ishte i rehatshem.
- Te udhetosh me qenin do te behej me pak sfiduese nese ai do te kishte nje hapsire te veten ku te pushonte qetesisht. Qendrimi ne kafaz gjate xhirove me makine gjithashtu parandalon demtime serioze ne rast aksidenti. Shume hotele “pet friendly” kane kusht kryesor qe qeni te jete i mesuar me nje kafaz trajnimi.
Keto jane disa nga benefitet e kafazit te trajnimit dhe ne besojme qe çdo qen duhet te trajnohet per qendruar i qete ne kafaz.
Ju lutem mos e fusni qenin ne kafaz dhe te largoheni menjehere teksa po e mesoni ate. Kafazi i trajnimit duhet te kushtezohet per qenin tend si diçka vetem dhe vetem pozitive.