Frika e qenve nga fishekzjarret. Si ta menaxhojme ate?

Category
Pet Blogs and Articles, Pet Safety
Date
Author

Çdo vit shume kafshe vuajne nga frika ekstreme per shkak te fikshezjarreve, pasojat e te cilave zgjasin per jave ose dhe muaj te tere.

Simptomat mund te perfshijne dridhje, panik, te qara, tentative per t’u arratisur, te vjella, frike aq te larte sa nuk duan te hane apo te dalin shetitje jashte.

Vetem nje plasje kapsolleje mund te tmerroje nje kafshe per shume ore. Ekspozimi ndaj ketyre zhurmave mund te krijoje fobi qe zgjasin gjate gjithe jetes, njesoj si nje njeri qe ka qene ne mes te nje lufte dhe mbetet me trauma.

Sado qe frika nga zhurmat e fishekzjarreve nuk mund t’i largohet nje qeni plotesisht, ajo qe ne mund te bejme eshte te krijojme nje mjedis te sigurt per qenin per ta menaxhuar me lehte situaten.

Ne kete artikull do te gjeni hapat te cilat duhet te merrni per te ndihmuar qenushin tuaj nga frika e fishekzjarreve.

  1. Fusni qenin ne shtepi. Qendrimi ne oborr/verande/shetitje me ju do te krijoje panik tek qeni juaj duke qene shume afer me shperthimet e fishekzjarreve. Sigurohu qe dyert te jene te mbyllura per te shmangur arratisjen e qenit nga paniku.
  2. Krijo nje hapesire te sigurte ne shtepi. Nese qeni juaj eshte i mesuar me kafazin, ai eshte vendi perfekt qe qeni te ndihet i sigurte nderkohe qe jashte ka fishekzjarre, por vendoseni aty perpara se te nisin zhurmat.
  3. Neutralizo zhurmat e jashtme. Mbyllni dritare, grilat dhe perdet e dhomes ku do te qendroje qeni. Ju sugjerojme te vendosni muzike me ze te larte per te “mbytyr” zhurmat nga jashte.
  4. Jepini dicka qe e argeton. Nese qenit tuaj i pelqen te luaje me nje arush, top apo loder tjeter jepja ate qe te argetohet ne kafazin e tij. Gjithashtu mund ti jepni shperblyes qe zgjat, sic jane kockat e presuara per qen.
  5. Perdorni nje xhakete antistres. Nese nuk keni nje xhakete te tille, mund ta improvizoni duke i mbeshtjelle kraharorin dhe shpinen me nje shall apo fasho te gjere. Kjo e ben ate qe te uli rrahjet e zemres ne raste paniku.
  6. Shetite qenin gjithmon me litar dhe para se te vije erresira. Zhurmat e fishekzjarreve zakonisht ndodhin mbremjeve, keshtu qe do ishte ideale te keni mbaruar shetitjet e dites perpara perendimit. Mos shetisni asnjehere pa litar.
  7. Vendosni medaljon me te dhenat tuaja. Ne rast se qeni ju humbet, mundesia eshte qe dikush ta gjeje dhe te telefonoje numrin e varur ne qafore.
  8. Vajra esenciale apo feromone. Konsultohuni me veterinerin tuaj per mundesine e perdorimit te vajrave esenciale apo feromoneve qe ndihmojne ne qetesimin e qenit tuaj.
  9. Qendro i relaksuar dhe i qete. Sjellja jone ndikon shume ne emocionet e kafsheve shtepiake. Qeni e ka shume te lehte te shfaqi sjellje stresuese nese na shikon qe edhe ne jemi ne gjendje ankthi apo stresi. Zerat e larte, sic jane te bertituar, mund te bejne gjendjen e krijuar nga fishekzjarret edhe me te renduar.
Share This Post :