Kur duhet bere sterilizimi ose kastrimi i qenit?

Category
Pet Blogs and Articles, Pet Safety, Pets Health, Training
Date
Author

Ndermjet veterineresh se fundmi jane ngritur debate te medha se kur duhet bere sterilizimi ose kastrimi i qenit. Kastrimi i hershëm është një temë kontraversale. Disa studime të pakontrolluara kanë treguar një lidhje me kastrimin e hershëm (përpara moshës 14 muajshe) dhe disa formave të kancerit e probleme të kyçeve. Të dyja këto probleme, të kyçeve dhe kancereve që ata kanë bërë lidhjen janë relativisht të zakonshme në qen me kockë të gjatë, kështu që sfida është për të provuar nëse kastrimi i hershëm në të vërtetë ka shkaktuar një rritje në këto incidente, apo jo. Nuk ka pasur studime që vërtetojnë këtë.

Nga ana tjetër, janë bërë disa studime të mira për të parë komplikime të ndryshme të mundshme nga kastrimi i hershëm (në moshën 6 javëshe) që nuk kanë gjetur efekte negative përveç këmbëve pak më të gjata dhe zhvillimit më pak “mashkullor” të muskujve. Këto studime pro kastrimit të hershëm nuk janë kryer në kohë mjaftueshëm afatgjatë për të vlerësuar rrezikun e kancerit.

Në eksperiencën time, qentë e kastruar nën moshën 6 muajshe zhvillojnë më pak obezitet dhe nuk krijojnë disa nga sjelljet “mashkullore” që kastrimi ka për qëllim trajtimi. Ata gjithashtu kanë më pak gjasa të kërcejnë një gardh, të zihen ose të goditen nga një makinë. Me asnjë provë të vërtetë të rrezikut të rritjes së kancerit – dhe rrezikut shumë real të sjelljeve të këqija ose madje edhe lëndimeve fizike nga largimi ose zënkat – po i lë klientët e mi të marrin vendimet e tyre bazuar në një rrezik të diskutueshëm të kancerit kundrejt rreziqeve shumë reale të sjelljes.

Sterilizimi i qenusheve femra para moshës 6 muajshe është më pak e kundërshtueshme nga palët se sa kastrimi; parandalimi i ciklit të parë pothuajse eliminon rrezikun e kancerit të gjirit, i cili është shumë më i zakonshëm se sa kanceri i kockave. Gjithsesi mund te themi se sterilizimi ose kastrimi i qenit tregon qe nje pronar eshte i pergjegjshem.

Nga Dr. Sherry Weaver

Share This Post :