Litaret Mbledhes apo Flexi. A jane ata te rrezikshem?

Category
Interesting, Pet Blogs and Articles, Pet Safety
Date
Author

Nese nuk jeni te njohur me termin Litar Mbledhes, i njohur ne pergjithesi si Litar Flexi, ky eshte nje litar i cili zgjatet dhe mblidhet ne vetvete me gjatesi te ndryshme duke filluar nga 3 metra. Ato jane te perbera nga nje doreze e madhe plastike ku ndodhet litari i mbledhur, fundin e te cilit e vendos tek qaforja apo truporja e qenit.

Me shikim te pare duket si nje mjet i dobishem per t’i dhene aktivitetin e merituar qenit. Duke e bere kete gje, padashur jeni duke krijuar nje seri problemesh te medha tek qeni juaj.
Se pari, shetitja eshte ajo qe qeni pret gjithe diten te ndodhi dhe konsiston ne rreth 10% te gjithe dites se tij. Ne e theksojme shpesh qe marredhenia e njeriut me qenin krijohet dhe ruhet vetem nepermjet shetitjes, pra ky 10% i dites eshte me i rendesishmi edhe nese ju kaloni gjithe diten ne shtepi me te.
Ecja eshte nje pune ne grup, dhe nuk mund te jesh nje grup nese ti ndodhesh disa metra mbrapa anetarit tjeter te grupit. Per ndertimin e marredhenies se suksesshme ecja me qenin duhet te jete paralel e me litar te lirshem, jo te tendosur ne pritje te arritjes ne fund te litarit.

Perveçse eshte e pamundur qe te menaxhosh nje qen me keta litar, ato jane rrezik demtimi fizik si per qenin edhe per njerezit prane tij. Kemi pare pafund raste kur qeni vrapon me vrull ne fund te litarit per te demtuar veten, por edhe duke mbledhur litarin e gjate rreth trupit te njerezve te tjere qe shkakton djegie dhe çarje lekure me pasoje deri ne amputim.Kur dy qen jane duke u takuar dhe te pakten njeri prej tyre eshte i lidhur me kete makinete, ndodh qe ata ngaterrohen me nj-tj me gjatesine e ketij litari te holle dhe te mprehte. Keto situata pervecse mund te krijojne demtime fizike nga tendosja e litarit, por nxisin ankthin tek qente, gje e cila mund te shkaktoje nje zenke mes tyre.

Kur nje litar mbledhes i rreshket pronarit nga dora nderkohe qe qeni terheq, gjasat jane qe qeni te largohet i tmerruar me vrap, sepse ndjen perplasjen e makinetes ne toke, e cila i ngjason me dicka te çuditshme qe e ndjek.

Mendoheni mire perpara se te zgjidhni nje mjet te tille. Konsideroni rrezikun fizik qe krijohet per ju, qenin dhe njerezit e tjere, por gjithashtu rrezikun qe kjo makinete krijon per marredhenien tuaj me qenin. Ky litar e meson qenin tuaj te terheqi.

Share This Post :