Mbledhja e nevojes se qenit tend nuk eshte ekzaktesisht gjeja qe te jep me shume kenaqesi. Le te themi qe eshte e shpifur! Mund te jete tunduese per t’a anashkaluar kete detyre. Kjo gje demton mjedisin dhe shendetin publik, por gjithashtu eshte e paligjshme ne shume vende. Lexo kete artikull per te gjitha arsyet pse duhet t’a mbledhesh kaken e qenit tend. Gjithashtu do te mesosh si te pastrosh kaken ne bar.
1. Eshte e kerkuar me ligj.
Shume komunitete dhe bashki kerkojne qe te pastrosh nevojen e qenit tend. Ne shume parqe dhe hapsira publike kane te dukshme tabelat qe te thone qe mbledhja e nevojes se qenit eshte e detyrueshme. Edhe nese jeton ne nje zone ku nuk ka tabela qe kerkojne zbatimin e ketij rregulli, qyteti ose shteti yt mund te kete ligje dhe rregulla, te cilat kerkojne pastrimin e mbetjeve te kafsheve shtepiake ne hapsira publike.
1. Nevoja e qenit nuk eshte pleh per bimet.
Njerezit shpesh besojne qe duke lene mbetjet e qenit te dekompozohen tek bimet i ben mire pemeve apo lendines, por e verteta eshte qe kaka e qenit eshte toksike per barin dhe pemet. Ndryshe nga mbetjet e lopeve, te cilat perbehen teresisht nga bime te dekompozuara, kaka tipike e qenit kthehet ne acidike nga procesi i tretjes natyrale dhe mikrobioma e tij mjafton per te shkaterruar barerat ku bie. Per kete arsye mbetjet e qenit as nuk mund te perdoren si perzierje me dhera per kopeshtin tend. Ai permban bakterie qe mund te kontaminojne perimet e tua.
3. Eshte nje ndotes mjedisor.
Agjensia Amerikane e Mbrojtes se Mjedisit pershkruan mbetjet e qenve si permbajtes se dy tipeve te ndotesve: lende ushqyese dhe patogjene. Mbetjet e qenit, te cilat merren nga rrymat e ujrave mund te kene patogjene qe ndikojne ne gjallesat ku ky uje kalon dhe mund te semure njerezit, te cilet jane ne kontakt me te. Gjithashtu lendet ushqyese te leshuara nga mbetjet e qenit mund te stimulojne rritjen e algave dhe bimesive te tjera, te cilet ndosin ujrat.
4. Mund te transmetoje semundje.
Edhe nese qeni yt nuk tregon simptoma te ndonje semundjeje, mbetjet e tyre gjithsesi mund te kene bakterie dhe parazite, te cilat jane te demshme per kafshet e tjera apo njerezit dhe nuk eshte e nevojshme qe te kesh kontakt te drejtperdrejt me mbetjet e qenit ne menyre qe te marresh nje semundje nga to. Semundjet ne kaken e qenit mund te transmetohen nga mizat ose kafshe te tjera qe bien ne kontakt me te. Ketu eshte nje liste me semundje dhe infeksione qe kaka e qenit mund te transmetoje:
* Askaride
* Salmonela
* Escherichia Coli
* Giardia
* Leptospira
* Parvovirus
* Coliform bacteria
5. Mund te mbingarkoje ekosistemin.
Nderkohe qe ti mendon qe kaka e qenit tend nuk do beje ndonje dem te madh, kij parasysh qe qeni yt eshte nje prej qindra qenve ne zonen tende. Nderkohe qe ekosistemi ne pergjithesi mund te perballoje mesatarisht dy qen per kilometer katror, ne zona urbane kjo mesatare shkon ne 125 qen per kilometer katror. Kjo gje e mbingarkon mjaftueshem ekosistemin lokal me mbetjet e tyre. Nga mbledhja e nevojes se qenit tend do te ndihmosh mbrojtjen e ekosistemit.
6. Vjen ere te keqe.
Mbetjet e qenve qe lihen pas ne parqe apo hapsira publike, shume shpejt behen aq shume sa vjen nje arome shume e pakendshme. Edhe nese jeton ne nje zone rurale pa fqinje afer, duhet te kesh parasysh qe nje pasdite e kendshme ne verande mund te prishet shume lehte me aromen e “depozitimeve” te qenit ne oborr.
7. Eshte detyre qytetare.
Neqoftese te eshte dashur ndonjehere te pastrosh kepucen pasi ke shkelur nje kake qeni nuk ka nevoje te shpjegojme se si ky skenar mund t’ia prishi diten dikujt. Shto mbi kete impaktin qe mbetjet e qenit kane ne mjedis dhe ne shendetin publik, nuk eshte e veshtire te kuptosh qe te mbledhesh nevojen e qenit tend nuk te ben vetem nje pronar te pergjegjshem, por edhe nje fqinj te mire. Eshte thjesht gjeja e duhur per t’u bere.
SI TE PASTROSH KAKEN E QENIT NGA BARI
Mbledhja e nevojes se qenit tend eshte shume e thjeshte duke perdorur nje qese dhe duke e hedhur ate ne plehra. Nderkohe qe mund te jete nje menyre shume e mire per te riperdorur qeset plastike te fruta – perimeve, nje menyre me miqesore ndaj mjedisit eshte perdorimi i qeseve biodegraduese te bera specifikisht per kete qellim, te cilat mund t’i gjesh ne dyqane kafshesh apo t’i porosisesh ne internet. Nje opsion tjeter eshte perdorimi i letrave higjenike duke i mbledhur me to dhe ti hedhesh ne tualet. Gjithesesi nuk mund te jete nje opsion i mire kur je ne shetitje, por kur je shume afer shtepise mund te perdoresh lopate plastike te vogel posacerisht per kaken qe te kursen nje pjese te punes.
Per “depozita” me te çrregullta siç eshte diarreja sugjerohet perdorimi i ajrit te kompresuar per t’a ngrire ate perpara se t’a mbledhesh. Nje opsion tjeter eshte hedhja e nje sasie rere maceje mbi mbetjen qe do ta beje me te lehte mbledhjen. Me e mira qe rekomandohet pasi e ke mbledhur mbetjen e qenit eshte te dezinfektosh vendin per te vrare çdo bakter apo virus qe diarreja mund te kete lene pas. Sigurohu te perdoresh nje dezinfektant, i cili nuk eshte i demshem per qenin ose mbaje qenin larg zones nderkohe qe ti ben pastrimin. Dhe sigurohu qe te lash duart mire me uje dhe sapun nese padashje lekura jote ka qene ne kontakt me mbetje te kafshes.
Fundja, sado e pakendshme dhe e merzitshme eshte pastrimi i mbetjeve te qenit, eshte nje bezdisje e vogel krahasuar me koston e neglizhimit te kesaj pergjegjesie. Duke harxhuar kete minute per te mbledhur mbetjen e qenushit tend, ti jo vetem behesh nje qytetar i mire dhe nje pronar i pergjegjshem – ti gjithashtu po ndihmon per te shpertuar boten, nje kake pas tjetres.