Qente dhe stina e veres

Category
Pet Blogs and Articles, Pets Health
Date
Author

Shtresat e qimes se qenit luajne nje rol termoizolues per te mbrojtur temperaturen e lekures me ajrin qe krijohet midis tyre. Eshte shume e rendesishme qe nje qen te krihet shpesh, qe keto hapesira midis qimeve te jene sa me te lirshme dhe te shendetshme.

Qethja shkurt me makine eleminon keto shtresa, duke hequr te gjithe aftesine mbrojtese qe qimja ka ndaj rrezeve te diellit. Ka lloje rracash qe mund te tolerojne nje qethje me gjatesi optimale te qimes, por kjo varet nga ngjyra dhe struktura e saj. Prandaj, perpara se te merrni nje vendim per ndryshimin e gjatesise se qimes se qenit tuaj, duhet te keshilloheni me nje groomer profesionist. Pa keto shtresa eshte shume e lehte qe qeni juaj te krijoje probleme lekure dhe shendeti ne pergjithesi.

Lerini gjithmone uje te fresket prane. Ata duhet te qendrojne gjithmone te hidratuar.
Sigurohuni qe te lani çdo dite tasin e ujit. Nga temperaturat anet e tij mund te krijojne myk qe eshte i rrezikshem per shendetin e qenit.

Eshte e rendesishme qe qente te freskohen gjate shetitjes.
Nje opsion i mire per e mbajtur trupin e tyre te fresket gjate shetitjes eshte duke i lagur putrat dhe pjesen e barkut.
Mos i lagni ata nga koka dhe shpina, pasi ajo eshte pjesa qe preket nga dielli dhe e kthen trupin e tyre ne nje furre te nxehte.

Qente kane me pak uri gjate veres. Mos u shqetesoni nese ai nuk e ha shpejt apo te plote racionin e vete. Nese situata ju duket shqetesuese, konsultohuni me veterinerin tuaj.

Mundohuni te evitoni shetitjet ne zona me diell dhe ne pikun e vapes. Qente djersijne me ane te gjuhes dhe putrave. Eshte shume e rendesishme qe te mos shkelin ne siperfaqe te nxehta.
Vendosni per 5 sekonda pjesen e pasme te pellembes suaj ne siperfaqen qe qeni po ecen dhe nese dora ju nxehet shpejt, kjo tregon qe nuk eshte e shendetshme per qenin qe te shetise ne ato momente.

Rracat nordike (si Chow Chow, Husky, Akita etj) dhe rracat hundeshtypur (si Bulldog, French Bulldog, Boxer etj) jane me te ndjeshme ndaj temperaturave te nxehta, ndaj evitoni te gjitha oraret e shetitjes nga ora 10:00 deri ne 18:00 per te miren e tyre. Nese gjate shetitjes qeni juaj shfaq shenja keputjeje drejtohuni sa me shpejt tek veterineri.

Nese duhet te shkoni ne dyqan dhe t’a lini qenin vetem ne makine, mendojeni mire perpara.
MOS i lini ata vetem ne makine: Pa kondicioner dhe pa uje eshte fatale per qenin.

Plazhi per ne eshte nje nga llojet e pushimeve me te bukura dhe per ta shijuar me shume momentin, ne mendojme qe eshte ideale te kemi dhe qenin me vete.

Qente nuk e shijojne nxehtesine e reres dhe stresin qe i krijon vapa. Edhe poshte çadres temperaturat jane me te larta seç ata mund t’i perballojne.

Nese vendosni per t’i marre ata ne plazh, shetitini vetem shume heret ne mengjes dhe vone ne mbremje.

Share This Post :