Regresi i sjelljeve tek qente pas trajnimit

Category
Pet Blogs and Articles, Training
Date
Author
Cesar Millan dhe tufa e tij

Te dergosh qenin per trajnim, eshte vetem fillimi i nje procesi te gjate. Gjate trajnimit me fjetje detyra jone eshte t’i mesojme qenit se si te jetoje ne nje gjendje psikologjike te shendetshme duke ndertuar nje strategji, te cilen ti do ta perdoresh per te vazhduar trajnimin gjate gjithe jetes. Trajnimi nuk mbaron KURRE!

Qeni yt mund te sillet ne menyre perfekte me ne sepse qe momentin e pare qe ne takohemi me te i krijojme rregullat, kufijte dhe limitet. Qe nga momenti i pare qe qeni takohet me ne, eshte detyra jone qe t’ia bejme te qarte qenit se çfare perfaqeson prezenca dhe energjia jone ne çdo moment qe kalojme bashke. Eshte shume e rendesishme te mesosh aftesite qe te duhen per te vazhduar trajnimin e qenit, duke treguar autoritet dhe vetbesim ne mbajtjen e ketyre rregullave per te mbajtur nje strukture ne jeten e qenit. Prandaj gjate gjithe trajnimit ne kryejme konsulta private me familjen duke i perballur me skenare nga sfida te perditshme nga bota reale qe do te kene me qenin.

Trajnimi i qenit eshte gjithashtu per ty. Ti duhet te mesosh se si:

  • Te jesh nje lider
  • Te kontrollosh dhe te ndalosh provilegjet apo lirite
  • Te mesohesh se si te perdoresh situatat per t’i mesuar dicka te re qenit.
  • Te marresh vendime dhe te mbrosh qenin tend (te mos lesh njerezit ta perkedhelin pa leje ne rruge)
  • Ta korrigjosh qenin kur duhet te korrigjojet
  • Te jesh gardiani i qenit tend

Lista vazhdon dhe vazhdon. Trajnimi eshte nje menyre jetese, nuk eshte vetem nje klase qe e ndjek dhe merr nje diplome per ta varur ne mur. Eshte nje perditshmeri, interaktim pas interaktimi. Nese ti ndalon trajnimin, apo regjimin e qenit tend, gjerat do te kthehen siç ishin para se te fillonte trajnimi.

Duhet te jesh konsistent, i vemendshem ndaj detajeve, dhe te kesh gjithmone te njejten sjellje kur je me qenin tend. Qente kane sukses kur rregullat jane te qarta dhe ata e dine çfare duhet te presin nga çdo situate.

Mesazhi eshte ky:

  • Nese ti vazhdon te njejtin stil jete pasi qeni kthehet ne shtepi nga trajnimi, atehere ai do ta kete shume te lehte te bjeri pre e huqeve te vjetra dhe do te kete vetem regres.
Share This Post :