Si të ndalojmë një këlysh që i kërcen njerëzve

Category
Pet Blogs and Articles, Training
Date
Author

Kur një këlysh vrapon drejt nesh dhe na kërcen, ne mendojmë “Ajo më do, ajo është kaq e lumtur që po më shikon mua!” Ne ndjehemi të veçantë dhe të zgjedhur prej këlyshit. E kush nuk gëzohet kur shikon këlyshat që hidhen e kërcejnë për të luajtur. Por para ketij momenti te bukur harrojme qe duhet te ndalojme nje kelysh qe i kercen njerezve, pasi disa muaj me vone do te jete 40 kg dhe me putrat me balte.

Ata janë kaq shumë të shkujdesur dhe plot me jetë. Këto janë arsyet pse ne i duam këlyshët në jetën tonë, për të na sjellje entuziazmin, atë vlerësimin për gjërat e përditshme që i marrim për të mirëqëna.

Por qartazi, më shumë se gjysmës së pronarëve që na kanë kontaktuar i ka ardhur në majë të hundës kërcimi i këlysheve të tyre. Përgjithësisht, nëse kërcimi tek njerëzit është një sjellje e përsëritur tek këlyshët, ky do të vazhdojë të jetë një problem sjelljeje edhe pas rritjes. “Një këlysh Pastori Gjerman që kërcen kur të shikon mund të duket i lezetshëm,” thote Diana Foster, një rritëse e Pastoreve Gjerman Thinschmidt, “por një Pastor Gjerman 60 Kg mund të të hedhi në tokë dhe të të dëmtojë rëndë.” Koha kur janë këlyshë është koha e duhur për ta prekur dhe kontrolluar këtë sjellje.

Duke qënë se aftësia më e fortë e këlyshave është nuhatja dhe qëllimi kryesor në 8 muajt e parë të jetës është që të investigojnë dhe mësojnë për botën e re që i rrethon, ata natyralisht do të kontrollojnë çdo njeri që do të hyjë në ambjentin e tyre. Si njerëz, aroma më e fortë që kemi vjen nga zona e gjenitaleve dhe goja jonë. Të gjithë kemi patur eksperiencë me qenusha të pasjellshëm që na nuhasin zonën e gjenitaleve – megjithëse në botën e qenve, nuhatja e gjenitaleve është mirësjellje! Këlyshët duhet të ngrihen në majë të këmbëve për tu afruar më shumë në këto zona që të nuhasin. Duke qënë se ne mbulojmë gjenitalet me rroba, aroma tjetër më e fortë që një qenush do të investigojë vjen nga goja jonë. Këlyshët dhe qentë e vegjël do të kërcejnë për tu afruar tek fytyra jonë që të marrin vesh ç’po ndodh aty.

Është e vështirë për njerëzit të mos e shohin një këlysh që hidhet si një “Të Dua”, apo një “Përqafim”. Ç’është e vërteta, ndonjëherë këlyshat futen në ankth dhe kanë mësuar që nëse i kërcejnë njerëzve, këta kanë për t’i marrë në krah për t’i mbrojtur e mbështetur. Shumë njerëz thonë: “Epo sapo e marr në krahë, ai pushon.”

Për fat të keq, kjo lloj zgjidhjeje është vetëm një fashim i përkohshëm. Sjellja që ju doni të eleminoni (këlyshi që kërcen) nuk është larguar. Thjesht është ndaluar. Nëse ju ndaloni një këlysh dhe e merrni në krah në mes të një moment ankthi, nuk po e lejon që ajo të zhvilloj në mënyrë natyrale aftësinë se si të qetësohet vet, kur është në tokë.

Si gjithmonë, parandalimi është ilaçi më i mirë. Mund ndalojme nje kelysh qe i kercen njerëzve që në ditën e parë, duke praktikuar thjeshtësinë e rregullit Mos e Prek, Mos i Fol, Mos Bej Kontakt me Sy gjithmonë kur sapo takohesh me këlyshin. Kjo dërgon sinale qetësimi dhe ndihmon qenushin që të fokusohet për të punuar me hundë. Hunda do ta mbaj të ulur në tokë, ndersa sytë dhe veshët do të reagojnë ndryshe.

Share This Post :