Si te ndihmoj qenin tim te mos kete frike nga rrufete?

Category
Pet Blogs and Articles, Pet Safety
Date
Author

Ne çdo moment me mijera stuhi ndodhin ane e mbane botes dhe per nje qen keto jane mijera arsye per t’u stresuar.
Shqisat e nje qeni jane shume here me te mrephta se tonat dhe duke qene se ata degjojne ne frekuenca me te gjera se ne, ndjeshmeria e tyre ndaj stuhive eshte shume me e larte. Pervec ererave dhe vetetimave qe nje stuhi ka, ndryshimi i presionit atmosferik qe ndodh, rrit ndjeshmerine e qenve ndaj ketij fenomeni atmosferik. Ne te gjithe kete ndodhí, rrufete jane ato çfare qente kane me shume frike, normalisht sepse eshte me e zhurmshmja. Per me teper, qente nuk i kuptojne ndryshimet e papritura qe ky fenomen atmosferik krijon, por vetem ndjejne se bota papritur ka ndryshuar dhe nuk eshte nje ndryshim per mire.

Qellim i mire, rezultat i keq.

Askush nuk e di perse disa qen tmerrohen nga rrufete, ndersa te tjere flene gjume. Sipas eksperteve qente me te ndjeshem ndjejne frekuenca me te uleta qe qente e tjere me vetebesim te larte nuk i degjojne. Kryesisht rracat qe punojne shume prane me njeriun, sic jane Labradoret apo Goldenat etj, e vuajne me shume kete fenomen. Me shume mundesi, kjo ndodh sepse qeni ndihet i pergjegjshem per te mbrojtur njerezit e tij dhe stuhia i ben te ndihen “duarkryq” perballe kesaj te panjohure, sepse ata nuk e largojne dot kete rrezik.

Edhe reagimi i njerezve ka te beje shume ne menyren se si qente e perballojne stuhine. Nje qen i frikesuar normalisht do te shohi tek njerezit e tij per t’u siguruar rreth situates, por kur ata duken te merzitur (jo per shkak te stuhise, por sepse qeni i tyre eshte i frikesuar) qeni do te mendoje: “ Uau, edhe ata jane te frikesuar! Kushedi se sa problem eshte kjo!”

Menyra me e mire qe qeni te perballoje nje stuhi eshte duke i dhene vemendje deri kur ajo te mbaroje. Lere te qendroje prane teje nese ai deshiron, por mos e humanizo duke e shtrenguar apo duke i folur. Kur qente degjojne zerin tone te shqetesuar, sidomos kur thua “S’ka gje, do jesh mire, mos kij frike” , ata realisht binden qe paska dicka vertet per t’u shqetesuar dhe per te patur frike.

Nese qeni do te zgjedhi qe te fshihet diku, lere qe te zgjedhi strofullen e vet. Ajo qe qente duan eshte nje hapesire e sigurt. Nese do te shkoje per te futur koken aty ku ai eshte fshehur, apo ta nxirrje qe aty, ajo thjesht do ti tregoje atij se ti nuk do qe qeni te jete i sigurt. Mesimi i nje qeni me kafazin e trajnimit para se stuhite ndodhin, do ta ndihmonte realisht shume.

TANI QE NE KUPTOJME.
Sillu si te jesh nena (qen) e tyre. Nenat qenushe per t’i ofruar siguri kelysheve i kapin ata nga mbrapa qafes ose nofulla per t’i afruar tek vetja ose qe ti fusi ne nje vend te sigurt. Ti mund ti japesh qenit tend te njejten ndjesi sigurie vetem duke i vendosur nje litar gjate stuhise. Litari ne vetvete eshte nje simbol autoriteti prinderor, dhe nese qeni eshte kushtezuar sic duhet me te, litari mund beje “magji” per ta relaksuar ate gjate stuhive.

Qente jane kafshe stofullash dhe natyralisht kerkojne nje hapesire te mbyllur ose te vogel ku te fshihen ne rast se ndihen te frikesuar. Ne te rekomandojme ta lejosh qenin te shkoje atje ku ai do te ndihet me i sigurt kur nje stuhi ndodh. Nese ai do te qendroje prane jush

, lejoje te qendroje aty dhe provo nje pjekje relaksuese tek ai.

Teknika e quajtur Tellingtone Ttouch eshte vendosja e gishtave te medhenj te duarve mbrapa vesheve te qenit per te krijuar levizje rrethore te ngadalta.

Paralelisht, mund te vendosesh nje muzike pak me te larte se volumi normal ne sfond qe te bllokohen zhurmat nga jashte.
Ne foto te ketij postimi do te gjesh se si te besh vet ne shtepi nje jelek relaksimi per qenin tend. Shtrengimi qe ky jelek i krijon, prek pika te vecanta te nervave, te cilat i ulin rrahjet e larta te zemres krijuar nga frika.

Share This Post :