1. Neqoftese jeton vetem dhe po merr nje qen te shtepi, kjo do te thote qe ti tashme kupton se çfare eshte pergjegjesia. Ti po ben nje angazhim dhe duhet t’i japesh ketij qeni 110% te vetes tende, sepse ke nje rruge te gjate perpara. Kete duhet ta nisim qe perpara se te prezatojme qenin me shtepine.
2. Kur merr nje qen nga nje strehimore, dyqan apo shtepia e dikujt tjeter, ti nuk do qe ta marresh qenin nga nje pale mure dhe t’a fusesh ne nje pale mure te tjera. Pavarsisht se sa e madhe eshte shtepia jote apo sa i bukur eshte oborri yt, ti thjesht po e leviz qenin nga nje vend i mbyllur ne tjetrin. Ajo qe duhet te besh eshte te migroni bashke me qenin. Pasi parkon makinen mos e fut qenin brenda shtepise. Jepi fillimisht uje dhe nisuni per nje shetitje perreth lagjes tende. Kjo per t’a bere qenin e rehatshem me territorin e ri dhe te filloje te krijoje lidhjen me ty si nje drejtues tufe.
3. Sapo te arrish ne shtepi mos harro qe qeni po futet ne mjedisin tend. Ti do futesh i pari. Ti duhet te ftosh qenin brenda. Pastaj, ne vend qe ta lesh ate te “investigoje” lirshem si te doje, ti duhet ta çosh ate tek vendi i tij i caktuar qe do te jete zona e tij e qete dhe e sigurt. Ti do vendosesh limitet ne hapesiren e tij dhe sa atij i lejohet te vije verdalle ne kete mjedis. Gradualisht do ta prezantosh ate me pjesen tjeter te shtepise. Por eshte e rendesishme te fillosh me nje strukture shume strikte. Mos harro se shume qen te shpetuar nga rruga kane vuajtur gjithe jeten e tyre nga mungesa e struktures nga familjet ku kane qene me pare, e cila eshte ekzaltesisht ajo qe i ka bere ata jo stabel ne rradhe te pare. Ti do jesh Lideri qe do ndryshosh kete gje!
4. Sapo qeni i ri te jete lodhur, eshte koha qe t’a ushqesh. Pas kesaj eshte nje moment i mire per t’i bere nje banjo relaksuese, ndoshta dhe vet ti. Me e mira eshte te heqesh rrobat qe kishe veshur ne vendin ku more qenin. Sic e dime, aromat jane shume te rendesishme per qente dhe ai mund te lidhe aromat e tua me vendet qe me perpara i kane dhene stres dhe ankth. Ti do qe qeni i ri t’a njohe shtepine tende dhe ty si nje ambient relaksi dhe sigurie.
5. Te nesermen mund te fillosh te prezantosh qenin me pjesen tjeter te shtepise duke e lene te investigoje i kontrolluar. Kujto qe ti nuk po e privon qenin nga te shijuarit shtepine e re, por ti thjesht po i jep mundesine qe ta beje kete gje me hapa. Kjo e ndalon ate qe te mos ekzaltohet me shume seç duhet, duke e bere kete eksperience me te kendshme. Nese te vjen nje mik per te fjetur nje nate tek ty, a e fton brenda dhe e le te gjeje vete vendin e tij ne shtepi? Jo. Ti i ben atij nje tur dhome-me-dhome “kjo eshte kuzhina, kjo eshte studio, kjo eshte dhoma ngrenies…”. Kjo eshte ajo çfare do te duhet te besh me qenin tend. E fton ate ne çdo dhome ku mendon qe ai lejohet duke i bere kete tur te vogel. Kjo eshte si nje sfide psikologjike qe ja ben qenit per nje jave rresht derisa te njohi çdo dhome. Ai do ta respektoje shume kete sfide dhe do kuptoje qartazi se çfare eshte kuzhina, çfare eshte dhoma e ndenjes, çfare eshte ballkoni dhe çfare eshte koridori. Ai do te ndihet pjese e nje vendi qe ka kuptim dhe kuptimi do te jete respekt dhe besim. Kjo eksperience eshte nje menyre per te parandaluar gjera si: “Oh, mos! Qeni urinoi ne divan! Oh, mos une nuk mund t’a kem ate verdalle ne kuzhine” qe eshte diçka e cila nis dhe demton besimin qe sapo ke nisur te ndertosh. Pra, kjo eshte arsyesja perse eshte e rendesishme qe qenit t’ia besh gjerat hap pas hapi. Te jesh i sigurt qe qeni nuk ka per t’u merzitur apo te jete i inatosur me ty pse ti nuk po e prezanton ate me te gjjthe shtepine. Ai nuk mendon qe ti po tregohesh i keq per kete gje. Shume here njerezit mendojne “Qeni im do merzitet, sepse une jam ne kete dhome dhe ai ne tjetren”. Jo, nuk ka per t’u merzitur. Ai thjesht do mesoje te jetoje ashtu derisa ti t’a besh te ndihet ndryshe.
6. Neqoftese ti tashme e ke nje qen tjeter ne shtepi, shpresojme qe ai te jete i balancuar ose afer te qenurit i balancuar. Eshte shume e rendesishme qe ti te mos sjellesh ne shtepi nje qen me energji me te larte se sa ai qe tashme ke. Nese e ben kete gje, ka mundesi qe te shohesh sjellje te padeshiruara tek qeni i vjeter, te cilat nuk i ka shfaqur me pare. Per t’u perballur me qenin e ri, qenit te vjeter mund t’i duhet te ndryshoje sjelljen e tij. Ne rast se qeni i ri ka nje energji me te ulet, atehere i mbetet qenit te pare qe te jete nje model, te cilin qeni i ri do t’a ndjeke. Sigurisht qe eshte e rendesishme qe t’i keni drenazhuar sa me shume energji qe qeni i ri mund te kete, perpara se t’a sillni ne shtepi. Ti nuk do doje qe qeni i vjeter te kishte te bente me nje qen te frustruar. Do te duhet te besh te njejtat hapa te parashtruara me lart per qenin e ri, por kesaj here te shoqeruar me qenin e vjeter. Diten e pare ne ambientet e reja shetiti te dy qente si nje tufe duke i mbajtur ne ane
te ndryshme, deri sa ata te mesohen me pranine e njeri-tjetrit. Pas kesaj, i mbetet qenit tend te vjeter te ndihmoje qenushin e ri per te mesuar Rregullat-Kufijte-dhe Limitet qe ti ke vendosur ne shtepine e tij te re.
7. Nese ka anetare te tjere ne familje, eshte e rendesishme qe te gjithe te jene ne te njejten faqe ne lidhje me rregullat qe shtepia do te kete. Nese dikush i zbaton keto rregulla dhe te tjeret jo, kjo gje krijon konfuzion tek qeni. Ne nje tufe qensh apo ujqerish te gjithe zbatojne te njejtat rregulla dhe sjellje rreth njeri-tjetrit. Ne duhet te zbatojme te njejten vazhdueshmeri siç ben nje tufe e balancuar. Jo vetem sjellja, por dhe energjia e gjjthesecilit drejtuar qenit duhet te jete e njejte dhe konstante. Familja jote nuk duhet te sillet me keqardhje drejt qenushit. Keqardhja nuk do t’a permiresoje ate, por vetem do t’a vendosi ne nje nivel me te ulet energjie dhe do humbesh disa nga mundesite qe ke per te influencuar siç duhet qenin. Mblidhuni te gjithe, diskutoni mbi keto rregulla dhe bini dakort qe do te pershtasni nje sjellje optimiste dhe pozitive per pjestarin e ri te “tufes”. Dhe sigurisht, te gjithe duhet te kuptojne rendesine e Ushtrime-Disipline-dhe Dashuri. Po aq i rendesishem eshte edhe durimi, sepse nje qen i shpetuar nuk ka per t’u bere perfekt brenda dites.
Perkthyer nga libri ”BE THE PACK LEADER” nga Cesar Millan.